Skëndërbeu firmos me ish mbrojtësin e kombëtares Fidan Aliti

31 Gusht 2017, 10:23Sport TEMA

Klubi korçar ka arritur të gjejë edhe lojtarin, i cili do përforcojë mbrojtjen. Sot, në ditën e fundit të merkatos, drejtuesit e Skënderbeut pritet të federojnë edhe dy lojtarë të rinj, një sulmues dhe një mbrojtës.

Për sulmin janë dy alternativa, njëra pre tyre lojtari i Levski në Bullgari, nigeriani Tunde Adeniji, ndërsa mbrojtjen do ta “blindojë” kosovari Fidan Aliti. Futbollisti 23-vjeçar, i lindur në Preshevë, së fundi ka luajtur me Slaven Belupo në Kroaci, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Sherif Tiraspol në Moldavi dhe Luzerne në Zvicër.

Po ashtu, Aliti ka luajtur edhe dy ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë. Do të ishte një afrim shumë i favorshëm, pasi nuk shtohet numri i të huajve në ekip. Aliti ka edhe nështetësinë shqiptare. Pritet vetëm zyrtarizimi dhe detajet e fundit të kontratës për këtë lojtar, ashtu si dhe për sulmuesin e ri, që do të jetë i huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje