Kombëtaren e braktis “lojtari i 12” ndaj Lihtenshtajnit

30 Gusht 2017, 15:23Sport TEMA

Pavarësisht debutimit të Christian Panuccit në stolin kuqezi dhe rëndësisë së 3 pikëve ndaj Lihtenshtajnit për të mbajtur vendin e tretë, pasi ata janë kundërshtarët tanë dhe jo Italia apo Spanja, tifozeria shqiptare duket indiferente.

Kështu ndodh gjithmonë, kur kombëtarja përballet me emra të vegjël në letër. Vetëm 450 janë biletat e shitura deri më tani për ndeshjen Shqipëri-Lihtenshtajn, që do të luhet ditën e shtunë në “Elbasan Arena”. Një shifër që, edhe pse i shtohen disa abonime apo sponsorët, nuk e çojnë më shumë se 1.500 numrin e biletave në total, që do të thotë se është shitur vetëm 1/10-a e tyre në stadiumin e Elbasanit, një rekord negativ ky për praninë e tifozerisë shqiptare për ndeshjet brenda.

“Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë”, tha Gazmend Malo, shef i marketingut në FSHF.

Sa i përket 3 ndeshjeve të këtyre kualifikuese që janë zhvilluar në Shqipëri, përballë Maqedonisë dhe Spanjës biletat kanë qenë tërësisht të ezauruara, ndërkohë që për ndeshjen me Izraelin, edhe për shkak të situatës së sigurisë të krijuar, shitja e biletave arriti deri në kuotën e 9.500 të tillave.

Ndërkohë, për ndeshjen tjetër të Shqipërisë, atë në Maqedoni në datën 5 shtator, 450 biletat që ishin në dispozicion të tifozerisë kuqezi janë shitur të gjitha.

4 komente në “Kombëtaren e braktis “lojtari i 12” ndaj Lihtenshtajnit”

  1. lili says:

    Normal
    Kur Kombtarja braktis Ballistin edhe e le ne burg , s’kemi pse te perkrahim kombtaren e turpit!
    Bile asnje ne stadium pos fotot e Ballistit!

    1. Zigur Qarri says:

      Te dhjefsha ty me gjithe ate shemtiren e Isisit Ballistin

  2. Kellira says:

    Ne ndeshje te tilla federata duhet te dhuroje bileta falas si ndodh ne vende te ndryshme te botes.
    Ka shume te pafavorizuar ne kete vend te cilet do te ndjenin kenaqesi te shihnin Shqiperine qofte edhe nje here te vetme ne jete te tyre.
    Psh mund t’i dhurohet jetimeve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje