Kur e nis kampionatin në shtator, si asnjë vend tjetër në Europë, sigurisht që do të kesh edhe probleme.
Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Europa League, ka bërë që FSHF të vihet në hall të madh të të spostojë disa data ndeshjesh.
Një lëmsh i vërtet, pasi dy javët e spostuara do të luhen në vitin 2018.
Ja dhe sqarimi i FSHF:
Për shkak se skuadra e KF Skënderbeu u kualifikua për në fazën e grupeve të UEFA Europa League, si dhe fillimit të kampionatit në muajin shtator, kalendari i kampionatit të Kategorisë Superiore pëson nje ngjeshje të datave të ndeshjeve.
Për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv i FSHF me një vendim qarkullues vendosi që java e 3-të e Kategorisë Superiore, e planifikuar për t’u luajtur më 20 shtator, të spostohet më 24 shtator, dhe java e 15-të e kampionatit, e planifikuar më 6 dhjetor, të luhet më 10 dhjetor.
Dy javët e spostuara do të rikuperohen gjatë vitit 2018, më 28 shkurt dhe 9 maj 2018.