Latifi dhe Memolla titullarë, Panuçi “hedh dritë” për formacionin ndaj Lihtenshtejnit

30 Gusht 2017, 12:06Sport TEMA
Latifi dhe Memolla titullarë, Panuçi “hedh dritë”

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla, është preferuar para kapitenit Agolli në këto ushtrime. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më pas në një lojë 9 kundër 9. Njëri grup përbëhej nga Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Memolla, Memushaj, Roshi, Llullaku dhe Latifi. Kurse grupi tjetër përbëhej nga Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Agolli, Abrashi, Lila, Ahmedi, Grezda dhe Sadiku

Në këtë ndeshje nuk u aktivizuan Ajeti, Basha dhe Kukeli, të cilët punuan me përgatitësin atletik. Ndonëse ka përzier kartat për pjesën më të madhe të skuadrës, që tani kuptohet se Panuçi po mundohet të shohë reagimin e Memollës në krah të titullarëve të zakonshëm të prapavijës.

Ndaj, nuk është aspak çudi që ai të zbresë që nga minuta e parë në fushë kundër Lihtenshtejnit. Në fundin e seancës së djeshme është parë edhe një takim kokë më kokë mes asistentit të Panuçit, Alesandro Çiulini, i cili bën detyrën e përgatitësit atletik.

Me sa duket Agolli vjen i ngarkuar nga ndeshjet me Karabakun dhe ndoshta stafi ka menduar ta lërë në stol në ndeshjen ndaj Lihtenshejnit, për ta përdorur më pas si titullar në sfidën kundër Maqedonisë.

Ndërkohë, në pasditen e djeshme, teksa pritej që skuadra të stërvitej, plani ka ndryshuar, pasi Panuçi ka thërritur lojtarët në një analizë në orën 18:00.

Video-analisti Marko Rosi u ka shpjeguar lojtarëve të gjitha lëvizjet që kishin bërë keq gjatë stërvitjes së fundit. Kjo metodë pune është një risi në ekipin kombëtar, pasi nuk analizohet vetëm loja e kundërshtarëve, por edhe vetë stërvitjet e kuqezinjve.

PROBLEMI – Situata e mesfushorit Burim Kukeli shqetëson stafin teknik të Kombëtares. Edhe dje lojtari nuk është stërvitur me grupin, në një kohë që është parë me akull në këmbën e majtë, shkruan “Panorama Sport.”

Kukeli ka ardhur i dëmtuar nga ndeshja e fundit me Sionin, por nuk e rrezikon aktivizimin të shtunën. Ndërkohë, dje i është bashkuar grupit edhe mesfushori Jahmir Hyka, që mbërriti me vonesë për shkak të udhëtimit nga SHBA.

1 komente në “Latifi dhe Memolla titullarë, Panuçi “hedh dritë” për formacionin ndaj Lihtenshtejnit”

  1. Raimond vlonjati says:

    Bukur fare e ka bere ate punen me VIDEO-ANALSTIN ,Me te vertete pune moderne , dhe i ben analizen cdo gabimi te mbrojtjes , por sidomos kur bejne gabime me qellim, se disa lojtare aty futen en baste dhe shesin ndeshje
    Bravo Panucci !

    Mbrojtjen e di mire Panuccia se ka qene mbrojtes i shkelqyer vete

    Dhe e ka mire qe aty ne qender te lozi Veseli ,, se Veseli esht me i mire se Gjimshit, edhe ai Memola esht shume i mire

    Urime Kombetares dhe me Kembe te mbare Panuccit , te mari 6 pike ne keto dy ndeshje jemi mire fare ..Dhe shkojme ne Spanje pa frike fare

    Good Luck Mr. Panucci !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje