Jahmir Hyka drejt kthimit në Europë

30 Gusht 2017, 11:40Sport TEMA

Pas gjashtë muajsh, aventura e Jahmir Hykës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se do të marrë fund.

Mesfushori shtatshkurtër i kombëtares kuqezi, që aktivizohet për San Jose Earthquakes, në SHBA, po kërkohet me ngulm nga Paolo Tramezzani, trajner i Sionit në Zvicër.

Ish ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare duket se është i dashuruar me futbollistët shqiptarë dhe pasi afroi Lenjanin dhe Kukelin, po tenton të marrë nën urdhrat e tij edhe Hykën.

Mesfushori tiranas, është një njohës i mirë i kampionatit zvicerian, pasi është aktivizuar për 6 sezone (2011-2017), te ekipi i Luzernës.

Ardhja e Hykës te Sion, do të ishte një lajm i mirë jo vetëm për Tramezzanin, por edhe për trajnerin Panucci, pasi mesfushorit nuk do t’i duhej të udhëtonte për orë të tëra, për r’u paraqitur në grumbullimet e kombëtares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje