“Diktatori” Iuliano, zbor Partizanit në fushë dhe në… mensë

29 Gusht 2017, 18:11Sport TEMA

Partizani po përga titet si asnjëherë këtë verë, me shpresën që ky do të jetë viti i duhur për të fituar titullin kampion, trofe që mungon prej një çerek shekulli. Për ta realizuar këtë mision, drejtuesit e lartë të klubit vendosën t’ia besojnë stolin ish-mbrojtësit të Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Mark Iuliano.

Pas rikthimit në Superiore, Partizani është prezantuar çdo fillim kampionati me trajner të ri. Shpëtim Duro ka qenë i vetmi trajner që e ka mbyllur të plotë sezonin. Që nga 10 gushti, frenat e skuadrës i ka marrë trajneri Mark Iuliano, i cili këtë periudhë stërvitore që po zhvillohet në Itali po e shfrytëzon në mënyrë maksimale.

Trajneri po tregohet i pamëshirshëm karshi lojtarëve, pasi çdo ditë ka vijuar me një plan pune me dy seanca në ditë. Ndonëse jo publikisht, por miqve të tyre, lojtarët u kanë pohuar se trajneri Iuliano është një “diktator” i vërtetë. “Panorama Sport” zbulon se ai nuk fal askënd, përpos hierarkisë apo meritave që kanë në ekip.

Mësohet se 44- vjeçari italian është strikt në planin e punës dhe gjithnjë kërkon vëmendje dhe përqendrim, në mënyrë që idetë e tij të përvetësohen sa më shpejt nga lojtarët. Ngarkesa gjatë këtyre tri javëve ka qenë maksimale. Të pamësuar me këtë regjim “të hekurt”, një pjesë e mirë e lojtarëve iu është dashur të bëjnë pushime të detyrueshme.

Lojtarët janë habitur nga fakti që ai për asnjë moment nuk është prekur apo nuk ka treguar tolerancë edhe kur ka konstatuar se lojtarë të ndryshëm kanë qenë në limitet e tyre fizike, apo kanë shfaqur hapur mbilodhje.

Me këto përgatitje dhe metodologji “alla Juventus” që po ndjek Iuliano, parashikohet që në radhët e Partizanit të mos ketë futbollistë mbipeshë apo me probleme fizike. Konkurrenca e krijuar nga merkatoja e verës ka bërë që askush të mos e ketë vendin e sigurt te skuadra e Iulianos, kështu që të gjithë i kanë “ndezur motorët” në maksimum për të fituar besimin e trajnerit italian, raporton “Panorama Sport”.

Disa nga “senatorët” e vitit të kaluar kanë kuptuar se mund të humbin vendin edhe në formacion, çka i ka vënë në lëvizje si kurrë më parë. Rregullat e hekurta të trajnerit nuk janë vetëm në fushën stërvitore, por edhe në aspekte të tjera. Një nga rregullat e vendosura nga ish-mbrojtë- si i Juventusit ka të bëjë me kohën kur skuadra ndodhet në mensë.

Lojtarëve nuk u lejohet që të mbajnë në tavolinë, apo që t’i përdorin telefonat gjatë kohës që ushqehen. Duket qartë që Iuliano kërkon një ekip të bashkuar dhe të disiplinuar, si në fushën stërvitore, por edhe jashtë saj.

2 komente në ““Diktatori” Iuliano, zbor Partizanit në fushë dhe në… mensë”

  1. Flutura says:

    Bravo Iuliani po e kthen Partizanin ne identitet si ne kohen e Loros e Bejkushit qe “demat” terhiqnin zvarre kedo qe u kacavirej pas. Suksesi i Partizanit gjate gjithe historise se tij ka qene pergatitja e larte fizike, qe mbasi mbaronte 90 minuteshi, ishin gati te fillonin nje ndeshje tjeter nga e para.
    Te shpresojme tek ky lloj Partizani.

    1. Kellira says:

      Dhe kur kishte dema pa koqe apo te tredhur, c’ka ndodhte shpesh, hidheshin me urdher partie te rrembenin ndonje zeber baldh e blu si psh Panajot Pano apo Refik Resmja dhe shume te tjere nga klubet e tjera qe te fitonin kampionatet derisa shoku Enver trodhi kryedemat Petrit Dumen dhe Beqir Ballukun.
      S’kishte mo dema!!! Dhe prej 1971 vetem 4 kampionate kane fitu demat e tredh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje