Memolla: Nuk e prisja ftesën, jam këtu për të dhënë maksimumin

29 Gusht 2017, 14:46Sport TEMA

Hysen Memolla është një ndër risit e listës së Panuccit për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtejshtenjnit dhe Maqedonisë. Mbrojtësi i Hajdukut ka folur në konferencë për shtyp në grumbullimin e parë me fanellën kuqezi.

“Nuk e prisja ftesën, por jam shumë i lumtur që më erdhi tani nga Panucci. Pozicioni? Agolli është kapiteni i kombëtares, por unë jam 100 për qind i bindur që do të japë më të mirë nëse do më jepet mundësia.

Vonesa? Kisha dëshirë të vija më parë. Po ky ishte shansi im, dhe shpresoj të tregojë veten time. Krahu i majtë është pozicioni më i mirë.

Raportet me De Biasin? Nuk kam pasur kontakte më parë me të, por siç e thashë dhe më lart jam i lumtur që më erdhi në këtë moment.

Panucci? Është një trajner që kërkon disiplinë, dhe jam gati të pranoj vendimet e tij. Te Hajduku ishte një moment që po luaja shumë mirë dhe besoja se mund të vinte edhe kjo ftesë”, u shpreh Memolla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje