Shqiptari Ferhan Hasani, nuk grumbullohet me Maqedoninë për shkak dëmtimi

29 Gusht 2017, 16:06Sport TEMA

Kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, nuk do të mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në dy ndeshjet kualifikuese për Izraelin dhe Shqipërinë.

Dëmtimi që shqetësonte Hasanin që në ndeshjet me Milanin dhe që e pamundësoi të paraqitet kundër Akademia Pandevit të dielën në javën e dytë të kampionatit maqedonas, përfundimisht e nxjer atë jashtë për dy takimet e rradhës.

Kjo nënkupton se Hasani nuk do të grumbullohet me ekipin përfaqësues dhe këtë periudhë do të shfrytëzojë për rikuperim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje