Përforcohet Chelsea i Conte-s, merr Chamberlain nga rivali

29 Gusht 2017, 15:31Sport TEMA

Kërkesat e vazhdueshme të Antonio Conte-s për përforcime te kampionët e futbollit anglez zgjuan më në fund nga gjumi emisarët e merkatos te “Blutë e Londrës”.

Trajneri italian e cilësoi të pamundur punën me 13 ose më pak lojtarë duke llogaritur dhe impenjimet e shumta në Angli dhe në Europë, e tani shton kontigjentin me një element cilësor si Alex Oxlade-Chamberlain.

Anësori ofensiv i kombëtares angleze që kishte vetëm pak muaj të mbetur në kontratën me Arsenalin, u shit nga “Topçinjtë” te skuadra rivale e Londrës për të mos e humbur falas në muajin qershor. “Daily Mirror” insiston se talenti 24-vjeçar ka pranuar të ndryshojë në blu, ngjyrën e fanelës të cilën do të përfaqësojë duke nisur nga java e ardhshme.

Transferimi do ti kushtojë Chelsea-t plot 40 milionë euro. Chamberlain aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren angleze për impenjimet kundër Maltës dhe Sllovakisë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Por këtë javë do të zhvillojë vizitat mjekësore për të formalizuar kalimin te blutë e Londrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje