Partizani vijon përgatitjet intensive në Itali

29 Gusht 2017, 20:14Sport TEMA

Skuadra e Partizanit ka përfunduar dy seancat e radhës.

Edhe përgjatë ditës së sotme lojtarët kanë zhvilluar një program stërvitor me ngarkesa të larta.

Trajneri Iuliano nuk e ka ulur ritmin e përgatitjeve pasi ekipi ka kryer paradite një seancë fizike dhe pasdite tekniko – taktike.

Të mërkurën është parashikuar të zhvillohet vetëm një seancë stërvitore paradite, ku trajneri Iuliano do të testoj skuadrën në një ndeshje miqësore brenda grupit.

Të enjten ekipi mbyll fazën përgatitore në Itali, për tu rikthyer në kryeqytet ku do të vijoj përgatitjet për takimin premier të sezonit ndaj Laçit , përballje e cila do të luhet në 9 shtator në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje