Në vazhdimësi të informacioneve aspak të vërteta të publikuara përgjatë ditëve të fundit, në lidhje me gjendjen fizike të Edgar Çanit, ka ardhur dhe reagimi i sulmuesit te kuq.
Permes nje prononcimi per kanalin zyrtare te Partizanit, Çani mohon lajmet e publikuara në adresë të tij në mediat e shkruara dhe sqaron situatën.
“Gjendja ime fizike ka ardhur si rezultat vetëm i mbingarkesave në stërvitje. Aktualisht po ndjek një program me intensitet të lart trajtimi në kujdesin e stafit mjekësor e shoqëruar me një përgatitje atletike të diferencuar nga grupi.
Ndërkohë përgatitjen tekniko – taktike vazhdoj ta zhvilloj normalisht me skuadrën. Shpresoj që në të ardhmen nuk duhet të reagoj për formën time dhe të mos më duhet të mohoj fjalë jo të deklaruara nga unë personalisht , sepse nuk janë pjesë e profesionalizmit tim dhe nuk i shërbejnë pozitivisht ambjentit te Partizani”, shprehet Çani.