Ndeshjen e 2 shtatorit mes Shqipërisë dhe Lihtejnshtejnit do ta gjykojë një treshe ruse.
Në stadiumin “Elbasan Arena” kryesor do të jetë Sergej Laposhkin, 36 vjeç, por pa përvojë në arenën ndërkombëtare.
Do të jetë debutimi i Laposhkin në një ndeshje ndërkombëtare.
Duke parë që ndeshja nu ka një koeficient të lartë vështirësie, është zgjedhur ky gjyqtar debutues, i cili ka stemën e FIFA që nga viti 2013.
Ndihmës të Laposhkin në këtë ndeshje do të jenë Aleksei Lebedev dhe Aleksei Lunev, kurse gjyqtar i katërt është Mikhail Vilkov.