Liridon Latifi: Kam shansin për të treguar vlerat e mia dhe në kombëtare

30 Gusht 2017, 14:16Sport TEMA

Liridon Latifi ka qenë protagonist në kualifikimin e Skënderbeut në grupet e Europa League, ndërkohë që tashmë ka marrë edhe një ftesë nga Panucci.

Mesfushori i kombëtares ishte i pranishëm në konferencën e radhës për shtyp duke zëvendësuar Sadikun, i cili po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur as gjatë paradites së sotme.

“Synimi im gjithmonë ka qenë që të jem pjesë e kombëtares, por edhe që të kem hapësirat e mia. Do të jap maksimumin për skuadrën.  Shpresoj që të vazhdoj formën e mirë që kam treguar te Skënderbeu edhe në kombëtare.

Çdo trajner ka filozofinë e tij dhe stilin e lojës, por për momentin nuk mund të them asgjë në lidhje me vendosjen taktike, apo ndryshimet që ka sjellë.

Zhvendosja në Tiranë? Për një lojtar profesionist nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Sa i përket rivalëve të dyja ndeshjet janë shumë të rëndësishme, pasi në kombëtare çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht.

Skuadra e re? Jam i kënaqur, si unë ashtu edhe klubi klubet respektive për transferimin tim”, u shpreh Latifi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje