Ish-ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani kërkon në skuadër një mesfushor që e ka stërvitur më parë te kuqezinjtë.
Bëhet fjalë Odise Roshin, i cili është një ndër dy përforcimet e kërkuara në repartin e mesfushës nga Sioni.
Mesfushori i kombëtares nuk ka gjetur hapësirat e duhura në ekipin e Akhmat Grozni dhe e sheh këtë lëvizje si të duhurën.
“Transfermarkt.de” shkruan se në listën e strategut italian është edhe mesfushori turk Salih Ucan, i cili luan në ekipin e Fenerbahce, por nga sezoni 2004-2006 ka qenë pjesë e skuadrës së Romës.
Zgjedhja e parë e Tramezzanit në këtë rast do të ishte Odise Roshi, pasi i njeh mjaft mirë aftësitë e tij.