Korçarët do ta bëjnë edhe një afrim në sulm para se të mbyllet zyrtarisht merkatoja e verës. Ata kanë pasur disa pista ditët e fundit, por duket se spikat ajo e sulmuesit të Nigerisë dhe Levskit të Sofjes, Tunde Adeniji.
Presidenti Ardjan Takaj ka gati ofertën për klubin bullgar, që mësohet se shkon deri në 150 mijë euro. Bullgarët e kanë pranuar ofertën për sulmuesin 21-vjeçar, por tani problem mbetet paga e lojtarit dhe palët duhet të arrijnë një marrëveshje në këtë pikë.
Tunde Adeniji është bashkuar me Levskin në vitin 2016 dhe numëron 49 ndeshje me të. Ka shënuar 7 gola, por është vetëm 21 vjeç dhe natyrisht që afrimi i tij përputhet me politikën e klubit korçar.
Sulmuesi në fjalë aktualisht është pjesë e kombëtares së Nigerisë, me të cilën ka luajtur katër ndeshje. Do të ishte një afrim me vlera për korçarët.