Vijojnë me ritme të larta punimet në stadiumin e Lushnjes

30 Gusht 2017, 13:05Sport TEMA

Vazhdojnë punimet me ritme te larta në stadiumin e Lushnjes.

Pas instalimit të barit natyral, punimet vazhdojnë kryesisht në tribunat e stadiumit, ambjentet e brendshme si edhe shumë element të rëndësishëm teknikë.

FSHF ka investuar në furnizim, instalim të tapetit me bar natyral me një vlerë rreth 50 mijë euro, ndërsa bashkia e qytetit të Lushnjes po investon në përmirësimin e infrastrukturës së stadiumit, për të arritur standartet e kërkuara për Kategorinë Superiore.

Ky bashkëpunim është në sajë të politikës së institucionit të futbollit, për përmirësimin e infrastrukturës.

Në fillim të muajit tetor, gjendja e stadiumit të myzeqarëve, pritet që të jetë gati për të luajtur ndeshjet e Kategorisë Superiore, edicioni i 79-të në stadiumin e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje