Igli Tare godet në merkato 24 orë pasi transferoi Keita te Monaco për 30 milionë euro. Ai ka arritur një akord me Nanin e Valencias, teksa portugezi ka mbërritur në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të nënshkruar me klubin bardhekaltër.
Akordi me klubin spanjoll është gjetur në shifrën e 10 milionë eurove, dhe 2 bonus. Por Drejtori Sportiv nuk ndalet këtu pasi ai ka transferuar edhe dy të rinj nga Sporting Braga, Bruno Jordão dhe Pedro Neto për 26 milionë euro.
Në këtë mënyrë Tare bën tre blerje të rëndësishme në orët e fundit të merkatos, duke ndërtuar një skuadër premtuese për të ardhmen, por dhe me lojtar ekspert si Nani.