Skuadra e Partizanit i ka dhënë fund përgatitjeve në Kasha.
E akomoduar në rezort “Grand Hotel Elite” në kushte shumë optimale që rezervon vendi malor i vendit fqinj, në drejtimin e trajnerit Mark Iuliano dhe stafit, grupi i lojtarëve përgjatë 21 ditëve të qëndrimit zhvilloj një fazë përgatitore shumë pozitive.
Programi stërvitor ka qenë mjaft i ngjeshur me dy seanca në ditë, nëpërmjet të cilave lojtarët kanë marrë ngarkesat e duhura për të përballuar sezonin e ri futbollistik.
Përgjatë përgatitjeve në Itali ekipi zhvilloj edhe 3 takime miqësore ndaj Vasteses, Ternanës dhe Sienës, teste të cilat panvarësisht rezultatit teknik ,kanë rezultuar pozitive për trajnerin Iuliano.
Ekipi rikthehet të enjten në kryeqytet për të vijuar përgatitjet në prag të ndeshjes së parë zyrtare të sezonit të ri ndaj Laçit.