Ja kush është braziliani që ka sjellë Bebeto te Partizani

31 Gusht 2017, 11:04Sport TEMA

Partizani vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe disa ditë më parë, kur u bë publik takimi i presidentit Demi me legjendën e futbollit brazilian, Bebeto, ky i fundit ka bërë të mundur që tek “demat” të vijë një lojtar cilësor.

“Vipsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Warley Gleyson Dos Santos Alves.

Mesfushori, ka dalë nga akademitë më të mëdha të Brazilit dhe pritet të jetë një “armë” më shumë në ekipin e drejtuar nga trajneri Mark Iuliano.

Kampioni i botës me kombëtaren e Brazilit, Bebeto, tashmë është zgjedhur senator në Rio de Zhaneiro. Ai ka sugjeruar lojtarin, si një element të denjë për të treguar potencialin e tij në Europë. Warley luan edhe si mesfushor qëndre, edhe në krah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje