Armando Sadiku shpreson që të jetë në fushë të shtunën në sfidën ndaj Lihtejshtejnit. Bomberi kuqezi është paraqitur në konferencën e radhës për shtyp së bashku me Hysajn. Ai ka shprehur dëshirën për të luajtur edhe pse nga nesër do të rifillojë stërvitjen.
“Po besoj se deri të shtunën do të jem i gatshëm për trajnerin për të luajtur, edhe pse këto dy ditë nuk jam stërvitur. Sfidat e radhës? Nuk ka skuadra të vogla, në këtë mënyrë e pësuam edhe me Luksemburgun.
Vështirësitë te Legia dhe forma aktuale? Nuk e di sa i përket aktivizimit tim besoj se do e vendosim të shtunën pasi te bisedoj me trajnerin. Me Legian kemi kaluar të gjithë si skuadër moment të vështirë, por tani e kemi kaluar me 6 fitore radhazi.
Rekordi i Bogdanit? Për mua çdo ndeshje është si një finale dhe shpresoj që të shënoj sa më shumë gola.
Kush mund të të zëvendësojë? Nuk e di se kë do të vendosë në vendin tim. Kjo është një zgjedhje që i përket trajnerit.
Shokë reparti? Do më pëlqente të luaja edhe me ndonjë sulmues tjetër sepse për mua është edhe më e lehtë për të gjetur golin. De Biasi më parë preferonte të luante vetëm me një sulmues, dhe kjo nuk është një problem.
Dueli me Maqedoninë? Ne jemi më superior se ata, dhe kjo gjë u pa që me stadiumin duke na dërguar në një stadium të vogël. Ata kanë frikë, ndërkohë që ne do të shkojmë si një ekip i “pjekur” për të marrë vetëm 3 pikët.
Alionski? Kam folur me të pasi e kam shumë shok, dhe ai e ka pranuar se jemi më të fortë.