“Niko Dovana”, tjetër stadium i rokunstruktuar për Superioren

31 Gusht 2017, 15:00Sport TEMA

Teuta e Gugash Maganit vijon me ambicie të mëdha përgatitijet për sezonin e ri futbollistik. Ekipi durrsak pas një viti të trazuar, me mbijetesën që u sigurua vetëm në javën e parafundit, ka bërë revolucion në organikë, duke afruar elementë cilësore me objektiva maksimale.

Formacioni i Maganit edhe pse për momentin nuk shihet si një rival për trofe, synon te befasojë ekipet më të mira të superiores.

Paralel me ndërhyrjet në skuadër, drejtuesit e klubit kanë investuar për përmirësimin e kushteve të Niko Dovanës, që pritet të licencohet edhe për Kupat e Europës. Fakt ky që vërteton se Teuta e ka marrë shumë seriozisht sezonin e ri.

Janë rikonstruktuar ambientet e brendshme, dhomat e zhveshjes por edhe fasada, që do t’i japin pamje krejtësisht të re këtij stadiumi.

Gjithashtu janë krijuar ambinetet e përshtatshme për gazetarët, ndërsa në tribunën përkarshi janë vendosur stolat.

Ky investim në infratrukturë do t’i japë mundësi Teutës që nëse merr pjesën në Kupat e Eropës sezonin e ardhshëm ndeshjet brenda t’i zhvillojë pikërisht në Niko Dovana./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje