Kukësi afron Milos Krkotiç: Jam shumë i lumtur që firmosa me kampionët

31 Gusht 2017, 15:39Sport TEMA

Skuadra e Kukësit ka goditur në limitet e merkatos me afrimin e Milos Krkotiç. Mesfushori vjen nga Mal i Zi dhe sezonin e fundit e ka mbyllur me Mlladostin. Nga dita e sotme, lojtari është zyrtarisht futbollisti më i ri i kmapionëve të Shqipërisë. 29-vjeçari tashmë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Krkotiç e  ka mbyllur sezonin e kaluar me ekipin e Mlladostit, ndërsa më herët ka provuar edhe fanellën e Zetës, Dacias dhe Metalac GM.

Krkotiç është prezantuar edhe para medieve mesditën e sotme. Ai shfaqet mjaf i gëzuar për kalimin te skuadra verilindore.

FIRMA –  “Jam shumë i gëzuar që kam nënshkruar me Kukësin. Kam dëgjuar për sukseset e fundit të klubit, janë kampion të Shqipërisë dhe kanë bërë mirë edhe në arenën ndërkombëtare. Vitet e fundit, kjo skuadër ka luajtur dhe ka eliminuar edhe skuadra malazeze, Mlladostin, apo Rudarin.

Më vjen mirë që i bashkohem një ekip kampion siç është skuadra e Kukësit. I kam objektivat e qarta dhe dua të bëj më të mirën me këtë skuadër. Nuk më tremb konkurrenca, pasi e ndihmon ekipin të rritet. I njoh malazezët e tjerë që kanë qenë në Shqipëri, madje Cetkoviçin e kisha te skuadra e Mlladostit. Nuk jam pa stërvitje, pasi kam zhvilluar përgatitje me ekipin e mëparshëm”.

1 komente në “Kukësi afron Milos Krkotiç: Jam shumë i lumtur që firmosa me kampionët”

  1. shqiptari says:

    Boll me serbe ne kampionatin shqiptar.A i ka ngelur ndonje patriot ketij vendi?Pse nuk inkurajohen dhe promovohen talentet shqiptare?Pse nuk jepet nje shembull per rinine shqiptare te merret me sport dhe te lere kafenete e lotosportet? Fatkeqsisht jemi kthyer ne koloni te Serbise me keta hajvane qe na drejtojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje