Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Bashkimi Evropian është ndërmjetësues në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Beogradi nuk e ka ndërmend të ndryshojë formatin e bisedimeve. Por nëse ndodhë kjo, atëherë, sipas tij, në dialog duhet të përfshihen të gjitha fuqitë botërore.
Siç njofton “Beta”, pas shkrimeve në disa media se ekziston mundësia që në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihen edhe “lojtarë” të rinj, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se për Serbinë ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, nën ombrellën e se cilit zhvillohet dialogu, por në qoftë se dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë botërore, por ai nuk mendon se diçka e tillë “është në lojë”, transmeton Telegrafi.
“Gjithmonë është mirë të ketë konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët, kinezët… Çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijeninë e faktorëve të rëndësishëm, por ajo që aktualisht janë të përfshirë drejtpërdrejt në dialog, është bashkimi Evropian”, tha Vuçiçi në një konferencë shtypi
Atehere kjo do te jete hera e dyte qe do te duhen fuqite e medha. Heren e pare ku u perfshine kina e rusia nga njera ane e perendimi nga ana tjeter, kina pa ne flake ambasaden e vet ndersa Boris pesoi disa infarkte derisa u dorezua nga politika.
amerika nga ana tjeter pati nje suficit ekonomik prej rreth180 trilione$, ndersa mos flasim fare per Serbine qe nuk e ka ngritur koken akoma atje ku ishte para 1990.
A do i kete bere mire hesapet Vuçiç? Thone se teknologja ka perparuar shume ne armatime.