Myslim Pashaj: Kërcënimet e Greqisë të dala boje, nuk ndahet dot nga politika e vjetër. Ja pse s'mund të rikthehet Jugosllavia

3 Shtator 2017, 12:43Politika TEMA

Myslim Pashaj, Koloneli i Detit, i njohur ndryshe si njeriu që denoncoi marrëveshjen e detit me Greqinë, ka folur për kërcënimet e vazhdueshme të Greqisë ndaj Shqipërisë, projektin e përfolur ditët e fundit për rikthimin e Jugosllavisë së madhe dhe integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Greqia e kërcënoi sërish Shqipërisë se do të pengojë integrimin, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e minoritarëve në Himarë. Myslim Pashaj për “sot” i ka cilësuar të dala boje kërcënimet e Greqisë, ndërsa tha se shteti helen nuk ndahet dot nga politika e vjetër. Koloneli i Detit u shpreh se pengimi i integrimit të Shqipërisë është në dëm të vet Greqisë, pasi atje ka shumë shqiptarë që punojnë.

Ndërkaq, Pashaj hedh poshtë pretendimet se takimi i kryeministrave të Ballkanit në Durrës ka si synim krijimin e Jugosllavisë. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë, tha ai, madje Serbia duhet të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Sa i takon integrimit të Shqipërisë, Pashaj tha se kjo do të ndodhë kur të zbatohet reforma në drejtësi dhe të japë rezultate lufta kundër korrupsionit.

Si i shihni kërcënimet e Greqisë për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë, pasi pretendon se po shkelen të drejtat e minoritarëve në Himarë?

Kërcënimet e Greqisë për integrimin e Shqipërisë kanë qenë të vijueshme këto vite, në momente të caktuara ato shmangen dhe bëhen “jashtë qendre”, “dalë boje”, rrëfejnë pa orientim rajonal dhe europian, rrezikojnë fqinjërinë dhe ngrenë tensionet, të cilat nuk dëshirohen nga popujt dhe prosperiteti i përfytyruar europian i një prej rajoneve me kontribute historike e kulturore nga më të spikatura të botës. Këto kërcënime në radhë të parë i bëjnë dëm Greqisë, pasi përdoret po e njëjta armë e vjetër, po i njëjti qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë, të cilën vetë koha e ka nxjerrë jashtë loje dhe nuk e vlerëson situatën e sotme kur janë shqyer gardhet izoluese dhe të urrejtjes që na kishin ndarë për t’u integruar natyrshëm tek njëri-tjetri.

Janë rreth shtatëqind mijë shqiptarë që punojnë në hapësirën helenike dhe kanë gjetur drejtpeshimin e tyre njerëzor, miqësor ekonomik dhe kulturor. Asnjë e drejtë nuk u janë shkelur pakicës greke, dhe askush nuk ka tentuar që t’i shkelë ato. Një shtet ka ligjet e tij, nuk ka diskriminim. Ajo çka po ndodh në Himarë dhe që është përsëritur, nuk është gjë tjetër veçse një erupsion i lëvizjeve anakronike antishqiptare të qarqeve po aq të vjetra greke, të cilat nuk i ndahen dot helmit që prodhon ky gjarpri i politikave të vjetra, që nuk i shtypet koka, por që gjendet e lëviz kurdo, çka cenohen ndër interesa ekonomike të kapitalistëve të rinj, në Himarë, apo jashtë Himare, të cilët planet zhvillimore urbane, të pronave apo të kufijve pronësorë, kërkojnë që t’i shohin të ndara; kjo është e qytetarit me origjinë helene dhe kjo tjetra e qytetarit shqiptar etj, kur ato shprehin bashkimin dhe jo ndarjen e qytetarëve që jetojnë në atë bashkësi.

Prandaj duken aq qesharake këto organizime që bien ndesh me ligjet në Shqipëri dhe s’kanë të bëjnë me të drejta të pakicave…Ja se ku kanë ardhur politikat e sotme me ato kërcënime që janë jashtë kohe. Të dy popujt tanë nuk mund t’i pranojnë. Janë politika aq të vjetra dhe nuk gjejnë dot gjuhë në integrimet e sotme europiane. Zhvillimi europian i sotëm, nuk mund të jetë tërësisht i pastër, ai bart në vete edhe konflikte në kohë dhe hapësirë, por jam i mendimit se këto do të tejkalohen.

Në Durrës u zhvillua takimi i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, për fuqizimin e këtij rajoni. Ka zëra se po krijohet Jugosllavia e madhe, me qendër Serbinë. A keni një koment?

Ka një prirje që ka ngelur prej kohës…që rrodhi… këtu në Ballkan, ku ka një trazim të jashtëzakonshëm…secili popull në instinktin e tij kërkon që “guri të zërë vendin e vet”, që “rrënja të shkoj në vendin e saj…”, çka ka ngjallur dhe ngjall ende, nacionalizmin. Kur mblidhen udhëheqësia e këtyre vendeve të Ballkanit siç u mblodhën kryeministrat në Durrës, të gjithë mbajnë veshët ngritur se do të ndodhë…! Ajo që bën përshtypje është, a do të mbrojnë ata interesat e popujve të tyre apo do të lejojnë që të ndodhin shkretimet si ato që ndodhën, nga synimet e fqinjëve që më së shumti kanë rënë si një rrënim mbi shqiptarët? Kjo duhet të lexohet qartas.

Në këtë vështrim edhe kjo mbledhje, e pati në dukjen e saj të parë; dëshirë e vullnet të mirë për të ndjekur prirjen e sotme të europianizimit të Ballkanit. Kjo nuk është e mjaftueshme, sigurisht! Sepse janë kaq shumë gjëra që kërcënojnë këtë klimë që dëshirohet, çka më shumë duket tek popujt e ish-Jugosllavisë dhe organizimet qeverisëse të mbetura e të qepura nga Lufta e Fundit. Në këtë fantazi, një “Jugosllavi Fantazmë” lejohet që të përfytyrohet. Kaq ! Shikojeni atë në “përralla” apo ndër filma fiction. Kaq!

Shpatullat e popujve përmjet tragjedive kullojnë gjak. Kosova është ende në traumë. Rajonet Boshnjake nuk i kanë pastruar përrenjtë e gjakut. Si mund të prodhojë sot Europa një Jugosllavi të Re me qendër Serbinë? Sjellja dhe pozicioni i tashëm i Serbisë duhet t’i gëzohet mbetjes, në ekzistencën e fundme të saj si shtet në Rajonin Ballkanik dhe Europë. Ëndrrat dhe nostalgjitë e së shkuarës vetëm se mund ta gremisin atë. Një Pardon i Madh i takon kësaj të sotmeje, për të diagnostikuar vetveten serbe, në lidhje me Kosovën, e të njohë realitetin, se Kosova-Shtet përbën stabilitet.

Sa afër e shihni integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?

Winston Churchill pat thënë: “Ne duhet të ndërtojmë Shtetet e Bashkuara të Evropës. Vetëm në këtë mënyrë, qindra miliona njerëz do të mund të rifitonin gëzimet dhe shpresat e tyre të njerëzishme për ta bërë jetën me vlerën e saj të qenësishme të jetesës…”. Në dukjen e saj të parë, kjo është si një poezi, por aq bukur përcjell atë njësinë unifikuese të vlerave të kontinentit tonë, brenda së cilës do të mbështillen vlerat njerëzore të Sapiensit Europian, në kohë dhe në hapësirë. Askush s’e ka thënë më bukur se sa kaq! Shqiptarët fatkeqësisht kanë qënë shumë larg këtij shikimi për arsye të ndryshme që nga pushtimi Otoman e gjer te ideologjia komuniste.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore ndryshuan gjërat. U krijua një klimë antinacionaliste që unifikoi vendet demokratike, por la mënjanë ata që përqafuan ideologjinë komuniste. Otomanizmi në Europë, Idelogjia Komuniste, e prishën njësinë bashkuese, hapësinore, ekonomike, historike, fetare dhe kulturore. Ne i ishin larguar vlerave të Europës. Këto ishin aksidente, sigurisht. Sot e kësaj dite, neve na mungon dimensioni autentik i të drejtës për të lëvizur dhe migruar, “s’na qasin”, se vijmë nga hapësira me mendësi antidemokratike, e nuk jemi në vijë të kuptimësisë thellësisë dhe qëllimit të Projektit Integrues. Evropa e Re që e ka krijuar BE, duke shpalosur idenë ndriçuese për të jetuar, punuar, brenda zhvillimit të integruar. Kjo nuk është një fjalë goje. Shqipëria e sotme ka vendin e saj në këto hapësira, në kuptimin Çërçillian të jetës dhe natyrshmërisë së kontributeve e përfitimeve të përbashkëta. Po ku jemi duke shkuar?! Pse?

Dhe sa kohë do të duhet? Kryeministri i sotëm Edi Rama, më shumë se gjithë të tjerët, e ka të qartë Projektin e vështirë të përfshirjes në BE. Situata e brendshme politike është me shumë shpresë, nëse standardet e sotme do ta bëjnë Qeverinë Antikorruptive, nëse do të funksionojë ky fillim i reformës në Drejtësi dhe ekonomia të rriten më shumë se sa shifra “shpëtuese” “5”! Për herë të parë e dëgjuam nga një kryeministër se “Nuk ka shqiptar azilkërkues, por në kërkim të një pune, ku ata nuk e kanë lirinë të veprojnë…se unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, apo ata që kryejnë krimin, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Refuzoj çdo përpjekje politike, mediatike të vendeve të BE, për të treguar me gisht, shqiptarët, të cilën e quaj një ecuri shumë shpresëdhënëse të Projektit Integrues.

12 komente në “Myslim Pashaj: Kërcënimet e Greqisë të dala boje, nuk ndahet dot nga politika e vjetër. Ja pse s’mund të rikthehet Jugosllavia”

  1. doli dhe ky mysliman pasha agjent i turkut mos me thuaj qe do kerkoj dhe ky heqjen e bustit te jorjios kastriotis dhe ta zevendesoj me suratin e tij si gjoja hero i popullit i cili mohoi paktin detar me helenet

    1. Ardit says:

      hahhaah po tall bythen ti me kte koment dhe emer apo si???

    2. ☆.Gopisti i NSHRAK-ut.☆ says:


      @ komentuesat kundër Kolonelit Pasha

      Njëri gozhdës
      Tjetri patkoit
      Kjo është luftë
      Brenda llojit.
      Koloneli
      Në pension
      Xhelozinë
      Jua zgjon.
      Rrini urtë
      A të vrarë
      Nuk u ngppët
      Duke sharë?!
      Boll i ratë
      Yxhym patkoit
      Nuk i vini
      Te majë e thoit!

    3. mik says:

      Nuk acht Kavaja greek forever, por jeti fac….. greek forever.

  2. ju ushtaraket, trute i keni ne bythe, pasi jetoni vetem me urdhera . tani qe s’te urdheron njeri, do te flasesh vete, po siç thashe, s’te lejon mungesa e…… truve . pastaj nje cop katundar je . s’behesh dot qytetar, thone ca “kopila” . per te tjeret ,do thoja, se anti greqizmi (ne fakt anti krishterizmi) zyrtarisht, filloi, qe kur foli, ki kok qipi, me duket per detin . ti s’di, ku ke bythen tate, do dish te matesh detin . po, p.s-ja, pise, e edi rames, per te fituar elektorat, shan krishterimin dhe mbjell faren e tmerrshme te islamizimit te kombit, filluar nga psikopati berisha, qe te vuajme ne sot, nga ekonomia dhe identiteti, si asnji komb tjeter ne bote …..

  3. Alban Hamzai says:

    Grada me e larte ushtarake ne Shqiperi,duke marre per baze numrin e ushtareve etj,duhet te jete “Kapiten” .Mirepo ne jemi mbushur me gjenerale,admirale ,kolonele -te gjithe tituj fictive,jashte realitetit .Eshte si puna e titujve “Profesor” ku Shqiperia ke me shume se SHBA .Sa per marreveshjen e detit me Greqine te gjithe e dine,pavaresisht se shumica nuk e shprehin ose e kundershtojne qe te duken patriote, nuk e denoncoi koloneli I detit ose I kodres ,por eshte politika komunisto-islamike e qeverise Rama ,qe sipas direktivave te Turqise ,hodhi poshte marreveshjen. Pra politika islamike dhe roli I sherbetorit te sulltanit turk e anulluan dhe jo koloneli e detit e I kodrave,qe nuk ka idene per keto lloj logaritjesh. Marreveshjen e perpiluan specialistet e dy vendeve ne baze te normave nderkombetare ,e aprovoi Parlamenti Shqiptar ,edhe Gjykata e Larte nuk denoi njeri pasi nuk gjeti shkelje . Por koloneli I detit sherbeu si altoparlant I Turqise dhe cuditem si nuk e graduan me titullin “Marshall I Oqeanit ” ,pasi ky I beri nje nga sherbimet me te medha Turqise e sidomos sulltanit .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. marjo says:

      Jane me se te verteta ato qe thua por bien ne veshe te shurdher se turko-lagnia dhe Heleno-fobia Arnaute jane patologjke, eshte ceshtje DNA-ja dhe jo logjike.

    2. marjo says:

      Jane me se te verteta ato qe thua por bien ne veshe te shurdher se turko-lagnia dhe Heleno-fobia Arnaute jane patologjke, eshte ceshtje DNA-ja dhe jo logjike..

  4. Korca says:

    Po ik o vdis mbeturinë komunist-enveriste se mban peng vendin!

  5. Kanina e Ismailit says:

    Moj Mallakaster me derte,
    pse s’fole nje here per vete!
    fjala jote ka cna sjelle ,
    trima si MYslim Pashaj pac perhere!

    Trimja MALLAKASTER ,
    SI GJITHMONE NE SHEKUJ.
    ME ZEMREN LUANE,
    PER LIRI E ETUR!

  6. Himara says:

    Ja hengshi trapin kolonelit me gjithe Janullatosin

  7. V.F.L.P says:

    Gjithmone ka pasur shqipetare qe kane qene gati te shiten.Biles lire fare,per nje pune ,per nje leje qendrimi,per dy rrecka.Disa nga ata jane ketu,bejne komente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje