Mbesa e madhe e perandorit të Japonisë Akihito, Princesha Mako, 25 vjeçe ka hequr dorë nga statusi i saj mbretëror për tu martuar me një pianist.
Personi që e fitoi zemrën e saj me anë të një buzëqeshje të ndritshme dhe me sinqeritetin e tij siç shprehet princesha, ishte një shok klase në universitet.
Mako dhe i fejuari i saj Kei Komuro, të dy 25-vjeç, me anë të një konference për shtyp njoftuan se dashuria e tyre lindi kur princesha u ul pas tij gjatë një takimi në kampus, 5 vite më parë në Universitetin Katolik Ndërkombëtar të Tokios, ku dhe u diplomuan.
Por me vendimin që ka marrë ajo duhet të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror pasi Komuro është njeri i thjeshtë dhe i bie pianos.