Real Madrid, ekipi më i shtrenjtë në botë

4 Shtator 2017, 17:23Sport TEMA

Edhe pse ka shpenzuar tmerrësisht shumë në këtë merkato vere, PSG nuk është ekipi më i shtrenjtë në botë.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, Real Madrid kryeson klasifikimin e skuadrave me vlerën më të lartë, plot 743.8 milionë euro.

PSG renditet vetëm në vendin e tetë të këtij klasifikimi, me 521.1 milionë euro. Para francezëve renditet Barcelona (706,5), Chelsea (614,4), City (588,75), Bayern (581,4), United (567,75) dhe Juventus (538,6).

Plotësojnë dhjetëshen e parë Atlético Madrid (511) dhe Tottenham (505,25).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje