Tirana dhe Kukësi do të luajnë të mërkurën ndeshjen e Superkupës së Shqiëprisë, duke diskutuar mes tyre trofeun e parë sezonal.
Kjo ndeshje do të luhet në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, siç kanë rënë më parë dakord të dy klubet.
Ndeshjen e organizon FSHF-ja dhe ndarja e biletave do të jetë në mënyrë të barabartë. Mësohen tashmë edhe çmimet e biletave, që kanë nisur të shiten te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Çmimet e biletave janë nga 300 lekë të reja deri në 600 lekë të reja, ndaj dhe pritet një pjesëmarrje e kënaqshme.