Sfida me Maqedoninë, ja sa tifozë shqiptarë do të ketë në Strumnicë

3 Shtator 2017, 14:33Sport TEMA

Shqipëria arriti që të merrte një sukses shumë të rëndësishëm 2-0 ndaj Lihteshtejnit dhe tashmë po mendon për duelin e 5 shtatorit ndaj Maqedonisë.

Ndeshja nuk do të zhvillohet në Shkup por në Strumnicë, për shkak se vendasit i druheshin një pranie të madhe të tifozëve shqiptare.

Rreth 450 fansa shqiptarë do të jenë të pranishëm në qytetin më të largët lindor maqedonas, i cili ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë.

Kjo është shifra zyrtare e tifozëve të Kombëtares që do të jenë në stadiumin 6,500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit.

Për herë të parë në 23 vjet Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese larg Shkupit.

2 komente në “Sfida me Maqedoninë, ja sa tifozë shqiptarë do të ketë në Strumnicë”

  1. qafir says:

    nxirrni Pandev lashte loje dhe ndeshja eshte e fituar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje