Pas fitores me Lihtejnshtenin, Shqipëria ëndërron “play off”-in

3 Shtator 2017, 10:48Sport TEMA
Pas fitores me Lihtejnshtenin, Shqipëria ëndërron “play

“Në Grupin G, në atë të Italisë, Shqipëria mund 2-0 Lihtejnshtenin. Falë golave të Roshit dhe Agollit në pjesën e dytë, skuadra e Panuccit shkon në -4 pikë nga Italia”, kështu e nis shkrimin për kombëtaren tonë “Sportmediaset. Por a ka vërtetë shanse Shqipëria për të arritur në vendin e dytë?

Pas suksesit të djeshëm ndaj Lihtejshtenit në “Elbasan Arena” dhe humbjes së Italisë thellë me Spanjën, sigurisht që mundësit ekzistojnë, por duhet të ndodh ndonjë mrekulli.

Së pari ekipi i Panuccit duhet të fitojë sfidën e radhës ndaj Maqedonisë në Strumnicë për të blinduar vendin e tretë, dhe më pas pse jo me një tjetër gabim të italianëve ndaj Izraelit (që duket e vështirë të ndodh) të besojmë te ndonjë mrekulli. Një gjë është e sigurt misioni kuqezi i Panuccit ka nisur me këmbën e mbarë.

1 komente në “Pas fitores me Lihtejnshtenin, Shqipëria ëndërron “play off”-in”

  1. Kellira says:

    Matematikisht eshte e mundshme.
    Ne duhet te bejme tonen.
    Te marrim sa me shume pike ne ndeshjet e ardhshme.
    Kaq kemi ne dore. Te tjeret normalisht do te bejne te tyren.
    De Biazi kete synonte. Te merrnim pike te plota me kundershtaret e “peshes” sone e me pas te dale c’te dale.
    Sot mund te kishim 15 pikë prandaj nuk duhet humbur as perqendrimi dhe as shpresa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje