Kristian Panuçi ka qenë i qetë pas ndeshjes së tij debutuese, të cilën e nisi me fitore. Ai nuk shfaqi aspak emocione në intervistën e parë pas ndeshjes, të dhënë për TVSH, duke theksuar edhe se çfarë stili loje pret nga ekipi.
Paraqitja
“Lojtarët luajtën mjaft mirë. Fakti që nuk gjetëm pak golin në fillim, na krijoi pak tension”.
Ndryshimet
“Nuk dua topa të gjatë, dua pasime. Ne do përpiqemi të luajmë futboll. Pak rëndësi ka se me çfarë moduli luan Shqipëria”.
Rotacion
“Jemi në fazë riaftësimi të disa futbollistëve, pasi është fillimi i sezonit. Do shikojmë se çfarë ndryshimesh”.
Plani i ditës
“Nuk do festoj për momentin. Do ndjek ndeshjen mes Izraelit dhe Maqedonisë, pasi më intereson vetëm Maqedonia për momentin”.
tamam ashtu duhet.
sjellje e sakt njerzore.
e jo si shqiptart qe do fillojn festen e pordhnimit sikur kan dal kampjon bote.
rrafen nje ekip fshati. kaq.
lihtenshtajni esht vetem nje cop gur ne malsi I popullu nga disa njers si ato dhit e egra neper male.
Krahasuar me greket i kan xhepat dhjetfishin keta maloket qe thua ti..
“Nuk dua topa te gjate,dua pasime”
Pikerisht pasimet e shpejta dhe te shkurtera,duhet te jene ne qender te stervitjeve.
Panucci eshte njohes I futbollit modern,kerkohet prej tij qe stervitja ti kushtohet ushtrimeve dhe kombinocioneve ne grupe,deri ne pervetesimin ne skuader.
Veçoria midis klubeve sportive dhe ekipeve kombetare,eshte se nuk te jep kohen e mjaftushme per riparimin e difekteve.
Diçka duhet te leviz me shpejtesi ne kete drejtim.
Intervista e tij esht shum e sakte
Problemi esht se nuk pame ndonje skeme ne sulmin e ekipit tone
Ai duhet te krijoje skema taktike qe krijojne mundesi per gol , sic bente De Biazi