Shqipëria do të luajë sot ndeshjen ndaj Litehshtejnit të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Kuqezinjtë tanë do të zbresin në fushë si super të favorizuar ndaj një kundërshtari dukshëm më inferior.
Kompanitë e basteve parashikojnë një fitore të lehtë të skuadrës së drejtuar nga Panuccit, teksa suksesi kuotohet 1.06-1.11.
Një fitore e mundshme e miqve arrin deri në koeficientin 51, ndërkohë që barazimi arrin vlerën 11.00.
Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” dhe starton në orën 18:00.