Merkato e hidhur për Barcën, dy “jo” të “rënda” për Coutinhon dhe Di Marian

2 Shtator 2017, 12:03Sport TEMA

Fund i hidhur i merkatos për Barcelonës, që pasi pa t’i largohej Neymar drejt PSG për shumën rekord 222 milionë euro, nuk arriti të bëntë goditjen e madhe për të rikuperuar disi humbjen e yllit brazilian, pavarësisht se pak ditë më parë shpenzoi plot 105 milionë euro plus 40 të tjera bonuse për Ausmanne Dembele.

Katalanasit dështuan në orët e fundit të mërkatos për marrë nga Liverpuli Philippe Coutinon, por u refuzuan edhe nga PSG për Angel Di Marian.

Fillmisht blaugranat nuk mundën ta bindnin Liverpulin për mesfushorin brazilian, për të cilin The Reds kthyen mbrapsht ofertën 160 milionë euro, duke hequr dorë përfundimisht nga 25-vjecari rreth dy orë para mbylljes së merkatos.  Këtë afat të shkurtër u munduan ta shfrytëzonin për Angel Di Marian, por presidenca pariziene nuk denjoi as ta merrte në konsideratë megaofertën e Barcën, pavarësisht dëshirës së vetë argjentinasit për të luajtur në të njëjtën skuaër me Lionel Messin. Një fund merkatoje i hidhur ky për Barcelonën, që mori dy jo të “thata” nga Liverpuli dhe PSG, si për t’u treguar kalalanasve që paratë ndonjëherë nuk mund të mjaftojnë për të arritur atë që dëshiron.

Drejtuesit dhe tifozët blaugrana tani duhet të presin merkaton e dimrit për të tentuar goditjen e radhës, gjithsesi gjithcka do të varet edhe nga ecuria e rezultateve gjatë pjesës së parë  të sezonit. Sipas mediave pranë Barcës, Liverpuli është i gatshëm la shesë Coutinhon pas gjashtë muajsh, por deri atëherë situata mund të ketë ndryshuar dhe mund të jenë katalanasit ata që do të heqin dorë nga braziliani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje