De Biazi: Këshillat e mia për Panuçin. Fitojmë 3-0 me Lihtenshtajnin, ende nuk kam oferta

1 Shtator 2017, 20:13Sport TEMA

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, u bëri një vizitë kuqezinjve gjatë seancës stërvitore në “Elbasan Arena” në prag të ndeshjes së nesëme kundër Lihtenshajnit (18:00). Italiani shkëmbeu batuta me të gjithë lojtarët, ndërsa dha edhe një intervistë për “Supersport”.

EMOCION I VEÇANTË

“Është një emocion shumë i veçantë. E ndjeja të nevojshme të isha këtu, për t’u uruar edhe fat lojtarëve. Është diçka që po vazhdon dhe kanë mundësi të përmirësohen atë që ne kemi bërë deri tani. Uroj që me Kristianin për të bërë mirë, pasi skuadra është. Edhe gjatë grumbullimit kanë bërë mirë”.

KËSHILLA PANUÇIT

“Çfarë këshilla i kam dhënë Panuçit? Duhet të përqendrohemi më kokën në fushë, t’i mos i ngrejmë këmbët nga toka, duke kërkuar të japim 100%. Panuçi është një djalë inteligjent dhe ka një eksperiencë edhe në nivel ndërkombëtar, ka pasur edhe eksperiencë edhe me Fabio Kapelon, që sipas meje është një nga më të mirët në botë, me një CV në nivel botëror. Shpresoj që të gjithë të bëjnë sa më mirë, për të shkuar sa më larg, por dhe për skuadrën që do të përballojë Euro 2020”.

E ARDHMJA

“Nuk e di, nuk kam asnjë ofertë për momentin. Nuk dua të marr ekipin e parë që më del përpara në rrugë. Po, pres nëse do të më jepet një mundësi e mirë, do ta pranoj, qoftë ekip kombëtar apo klubi. Kam pasur një bidesë për të marrë një ekip kombëtar dhe tani po pres se çfarë do të vendosin. Por, edhe nëse më propozohet një klub do ta pranoja. Kam dëshirë t’i përkushtohem një projekti”.

FITOJMË 3-0

“Sa do të fitojmë me Lihtenshtajnin? Besoj se 3-0. Uroj. Ose, më mirë shpresoj. Me Maqedoninë? Është një ndeshje më e vështirë, por besoj, që edhe pse është e tillë do të luajmë me përqëndrimin e duhur”.

ÇËSHTJA “CIKALLESHI”

“E njoh Cikalleshin, është një djalosh i jashtëzakonshëm, por Kristian, sipas meje, ka marrë një vendim për të treguar se Kombëtarja është diçka e jashtëzakonshme, diçka që nuk të ndodh çdo ditë. Është një moment i veçantë për lojtarët. Duhet të palët të mirëkuptohen: Sokoli është një djalosh i artë, ndërsa Kristiani nuk është budalla”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje