Raporti katastrofik me Antonio Conte, dhe dëshira e tij publike për të kthyer te Atletiko e Madridit , nuk kanë shërbyer që të gjente një zgjidhje. Diego Costa mbetet te Chelsea, të paktën deri në sesionin e ardhshëm të merkatos. Emri i sulmuesit rebel ishte pjesë e listës zyrtare të Lojtarëve të Premier League 2017-2018.
Aftësitë e Jorge Mendes agjentit të Diego Costa-s, nuk ja kanë dalë të kënaqin dëshirën e klientit të tij, edhe pse trajneri i Chelseat Conte dhe vetë lojtari ishin shprehur publikisht për ndarjen e rrugëve mes tyre. Trajneri i kishte bërë të ditur lojtarit që në fundin e sezonit të kaluar se nuk ishte më në planet e tij nëpërmjet një mesazhi, por ndërkohë Diego Cista mbetet i burgosur te Chelsea, edhe pse ekzistonin të gjitha kushtet për largimin e tij drejt Atletikos së Madridit ndërsa dhe vetë Presidenti i Los Colchoneros Cerezo ishte shprehur mjaft optimist për realizimin e operacionit.
Sigurisht që Diego Costa nuk do të mund të vishte menjëherë fanellën e Atletikos për shkak të bllokimit të merkatos së klubit spanjoll nga Fifa, por plani ishhet ai për ta marrë menjëherë dhe ta linin në huazim deri në janarin e ardhshëm kur përfundon dhe dënimi i Atletikos. Dicka që nuk ndodhi, dhe tani duket vërtet epabeushme që Diego Costës do ti duhet të kthehet nën urdhërat e Antonio Contes.