Skuadra e Partizanut ka zhvilluar sot seancën e parë në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik.
Në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz në orën 17:30 grupi i lojtarëve në drejtimin e trajnerit Mark Iuliano dhe stafit teknik kanë nisur përgatitjet për takimin premier të sezonit ndaj Laçit.
Prezent kanë qenë të gjithë lojtarët me përjashtim të kapitenit Hoxha që është i grumbulluar me ekipin përfaqësues. Seanca e sotme është ndjekur edhe nga drejtuesit e klubit si dhe mjaft tifozë, të cilët kanë qëndruar deri në përfundim të stërvitjes.
Përgatitjet do të vijojnë të hënën me seancën e radhës në program në orën 10:30, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.