Kosova humbet në fund ndaj Kroacisë

3 Shtator 2017, 16:07Sport TEMA

Kroacia ka marre nje fitore minimale ndaj Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës ka rezistuar ndaj Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida.

Kosova luajti shumë mirë për 22 minuta mbrëmë, ndeshje u cila u ndërpre për shkak të shiut dhe pjesën tjetër sot, por pranoi një gol me kokë pas një ndërprerje.

Pas kësaj fitoreje Kroacia kthehet në vendin e parë më 16 pikë, dy më shumë se sa Ukraina në vendin e dytë, ndërsa Kosova mbetet në vendin e fundit me 1 pikë nga 7 ndeshje sa ka zhvilluar.

Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 5 shtator në Shkodër kundër Finlandës.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje