Pas marrëveshjes PAN-AKR, reagon ashpër Albin Kurti: Gjithçka në dorë të Vuçiçit

5 Shtator 2017, 11:34Rajoni TEMA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar marrëveshjen e djeshme mes PDK-AAK-Nismës dhe AKR-së.

Kurti ka thënë se këtë marrëveshje e kanë bërë tre liderët e PAN-it.

Sipas tij, tashmë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë kanë mbetur në duart e Vuçiqit.

Komenti i plotë:

AKR doli nga koalicioni LAA. Ky koalicion parazgjedhor edhe zyrtarisht u shpërbë dje. Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it. Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh.

Mirëpo, dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN. Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë.

Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë.

Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit.

Shteti nuk është karrikë. Shteti ka karrika. Por, ka edhe karrika pa shtet, karrika në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit.

26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri.

3 komente në “Pas marrëveshjes PAN-AKR, reagon ashpër Albin Kurti: Gjithçka në dorë të Vuçiçit”

  1. LORA says:

    Kjo skene politike ne Kosove duket si nje bordello tragjike per Popullin e Kosoves.
    I uroj nje ngordhje te shpejte marreveshjes tyxhare te Pacollit me PAN-in.

  2. Kapit Tupalla says:

    Shpresë e vetme VETVENDOSJE !

  3. Shqiparti says:

    Al-Bin ti je e keqja e ati populli qe eshte nje popull dele qe mashtrohet her nga ti e her nga te tjer.
    AL-BIN ti je nje komandant i Pozharevcit qe nga atje ke marr instrukcione per ta demtu sa me shume qeshtjen shqiptare.Kur ti genjen pse e tradhtove Ramushin po pse Fatmirin po pse tradhtove ne fshatin Likoce kur tu afrun armet dhe teshat e UCK dhe ti refuzove qe te armatosesh ndersa sot na e qan b… me patriotizem serb e turk….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje