Baton Haxhiu: Historinë e Berishës po e vret Shkëlzeni dhe Armina. Si po e pengon Zeni, Argitën, që të hyjë në politikë

6 Shtator 2017, 21:18Sociale TEMA

“Edi Rama është një autoritet intelektual në gjithë botën shqiptare, ndërsa Basha nuk është opozitari që krijon shpresë për të ardhur në pushtet. Sali Berisha po lufton për partinë duke vrarë historinë e vet politike. Argita Berisha është më e mira për në PD, por e pengon i vëllai duke u shfaqur në jetën e luksit me Arminën”.

Pak a shumë ky ishte profilizimi që gazetari nga Kosova Baton Haxhiu u bëri liderve politikë shqiptarë gjatë një bisede të hapur me studentë dhe pedagogë të UET-it gjatë ForumeveUET të mërkurën në mbrëmje.

Ai analizoi qeverisjen, opozitën dhe vijëzoi një profil politik dhe psikologjik për disa prej politikanëve shqiptarë.

Rama reformator i shijes dhe autoritet intelektual

Duke e konsideruar ndikimin e faktorit shqiptar në Ballkan si më të fortin në histori, këtë meritë ai ia vesh Ramës dhe sjelljes së tij karshi Serbisë.

“Referenca shqiptare nuk është më në periferi të Ballkanit”- tha ai dhe për këtë i ka meritat Rama duke qenë relaksues i marrëdhënieve me Serbinë, pavarësisht se rrezikonte të linçohej në Kosovë.

“Rama është më popullor në Kosovë se të gjithë liderët e tjerë shqiptarë. Ai është një autoritet intelektual, jo politik, në Botën Shqiptare. E ka arrit pikën e autoritetit mbi konjukturat e tjera”- tha Haxhiu.

Duke iu përgjigjur pyetjes se për çfarë e ka këshilluar Ramën dhe cila është reforma e qeverisjes së tij të cilën ai vlerëson më shumë gazetari i Klan Kosova tha se “me Ramën njihemi që nga viti 1991 dhe nuk ka të bëjë me konsulencat politike. Ka të bëjë me  miqësinë dhe besimin. Por për një gjë kam qenë i sigurt tek Rama, që reformën e shijes do ta bëjë.  Reforma e parë për mua është reforma e shijes. Është ekselente  dhe është një  prej gjërave që do e shijojë çdo shqiptar për një kohë të shkurtër. Nuk ke pasur qytet në Shqipëri ku ke mundur t’a bësh një fotografi dhe shihni fotografitë, për vite të tëra i keni ose përpara sheshit Skënderbe ose tek një det i cili nuk përfaqëson asgjë. Dhe këto 4 vite nëpër qytetet mund të bësh fotografi. Me sa di unë një pjesë e shijes ndërtohet brenda dhe atëherë njerëzit duke parë dicka të bukur e zgjerojnë vetë shijen, nuk mundesh secilit njeri t’ja ndërtosh dhe  zgjerosh shijen, në rast se shteti nuk ka ndërhyrë në shijen e parë”.

Por ai pranoi më pas se tek profili psikologjik i Ramës autoritarizmi ishte një rrezik. Sipas Haxhiut ë qënit intelektual e bën njeriun arrogant dhe dëshirojnë ta imponojnë mendimin e tjetrit dhe të qënit intelektual dhe me shije e bën që të ndikojë shijejn e tij në çdo gjë duke rrezikuar të kthehet në autoritarizëm. “Pikërisht për këtë duhet të jetë shoqëria, ne gazetarët, që të mos e lëmë të ndodhë, pasi nuk kam shpresë se mund të ndodhë ndonjë rebelim në Partinë Socialiste.”- tha ai.

Historinë e Berishës po e vret Shkëlzeni dhe Armina

Baton Haxhiu tregon se ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Sali Berishës në vitin 2005 dhe ka ndihmuar shumë për ardhjen e tij në pushtet, por është zhgënjyer fort në mandatin e tij të dytë qeverisës.

Nga ana tjetër ai i këshillon Berishës që të tërhiqet dhe të ruajë historinë e tij politikë duke mos e banalizuar atë me facebook dhe me përpjekje për të mbajtur partinë duke vrarë historinë e tij politike.

Problemi më i madh për Berishën dhe për gjithë familjen e ish-kryeministrit për Haxhiun është sjellja e të birit, Shkëlzenit dhe të dashurës së tij modele, Armina Mevlani.

Duke shfaqur një jetë luksi në rrjetet sociale, sipas tij, ai po demonizon të atin dhe po pengon dhe motrën, Argitën, që të hyjë në politikë.

”Nuk mund t’ia bësh babës që ka bërë diçka për shqipërinë në mënyrë më të vrazhdë  të mundshme me asi referencash kulturore njeriut që është munduar ta moralizojë çdo situatë në Shqipëri dhe afër në shtëpinë e tij ka një diçka që çdo ditë ia nxin jetën.

Kjo është e padurueshme. Prandaj goditet Argita, e cila është një nga njerëzit ëm të zgjuar që njoh unë, me me karakter të fortë dhe më stabile, por si duket ajo nuk e ka guximin të hyjë në politikë për shkak të asaj që ka bërë vllai i saj ose që i bën çdo ditë.

Kujt i intereson darkat dhe veshjet dhe ku janë ato lekë që për çdo ditë të atij njeriu me të dashurën e tij në çdo cep të botës? Po mbase kjo nuk është një shfaqje e mirë për njerëzit të cilët kanë paguar taksa dhe kanë pasur bindjen se doktori është i pakorruptuar.

Shkëlzeni dhe Armina e demonizojnë në mënyrë më të vrazhdë me prirjet sociale njeriun që ka kontribuar në histori dhe në politikë në Shqipëri. Kjo është për të ardhur keq. Unë po flas për të keqen e dukjes se për të keqen e mosdukjes le të merret prokuroria”.

Basha i shtypur psikologjikisht

“Opozitarizmi realisht kërkon shpresë, kërkon përballje, kërkon ikje nga konjuktura dhe për faktin që asnjë prej këtyre elementeve nuk është tek këto dy parti kemi kaluar në një periudhë të dembelisë politike dhe dembelia politike do të instalohet ndoshta nga vetë miku im Rama, i cili nuk ka një kundërpeshë politike për momentin”- u shpreh analisti nga Kosova duke analizuar opozitën në vend.

Ai nuk fshehu zhgënjimin që në krye të opozitën ndodhet Lulzim Basha, duke e cilësuar atë njeri njeri të shtypur psikologjikisht gjatë rinisë së tij në Kosovë.

“Deri pak javë më herët kam besuar, që Basha do të vijë në pushtet nga gabimet e pushtetit, por jo nga politika. Tani jam shumë skeptik, a do të vijë në pushtet nga gabimet e pushtetit. Duke njohur Lulin,  dhe jetën e tij në Kosovë. Basha ka jetuar në një atmosferë shumë të rëndë në Kosovë dhe ka pasur shef një njeri që ka qenë prokuror. S’dua të hyj në profilin psikologjik, por prokurorët janë personalitete profesionale që nuk të lënë të mendosh, të zhvillohesh, duan të të dominojnë, të të zhveshin prej autoritetit, prej idesë se mund të thuash diçka ndryshe. Mendoj që duke qenë në Kosovë për kaq vite i tillë, nën thundrën e një prokurori ndërkombëtar, kam përshtypjen që duke u rritur aty, Basha edhe kur bërtet për të shënuar një kthesë të vetën nuk është njeriu që del nga ajo shtypje që ka përjetuar”,- theksoi Haxhiu.

Analisti pak e preku politikën në Kosovë, por në një analizë të shkurtër ai tha se në Kosovë është kjo kastë politike që e ka krijuar qeverinë, ose e krijon nesër pasnesër, e cila është në fund të karrierrës. “Kur kundërshtitë grumbullohen në një pikë, atëherë ata hyjnë atje për të shpëtuar së fundmi rebelët dhe kjo ka ndodhur në kosovë”,- tha ai i pyetur për situatën në Kosovë.

13 komente në “Baton Haxhiu: Historinë e Berishës po e vret Shkëlzeni dhe Armina. Si po e pengon Zeni, Argitën, që të hyjë në politikë”

  1. Luli i vocer says:

    Baton Haxhiu , nje spiun dhe vegel serbe , sigurisht qe do ti leshoje goja mjalt per soin Berisha , dicka i lidh , besoj sdo shume te menduar ……….

  2. Pronari says:

    Bato I dashur mos e permend me katundarin Sali dhe pjellen e tij se vijne ere e keqe. Nuk bene nje gje te mire qe te mbaj mend ky populli por vecse shkaterruan,vodhen mashtruan dhe e sakatosen kete populli, Edhe te huajt nuk kane bere me shume deme ekonomike se I biri Sheqeres. Te gjithe pasurine kombetare e trajtoj sikur is kishte lene I jati trashegim.Nga ta nisim me nentoken minierat. Nafta gazi apo mbi toke hidrocentralet etj.Po me shkollat cpati e filloj me plepat dhe e vazhdoj me gomaret. Vetem burgu dhe sekuestrimi I gjithe gje se se vjedhur lehteson disi ekonomine duke lare borxhet ku e ka kredhur vendin.

  3. altin vlore says:

    Ha ha o i felliqur, ik qerohu se dhe ty te kemi manget. Nuk mjaftojne pleherat e gazetarise ne Shqiperi , na shtohet edhe ky. Po si mund te flasesh mire per sojin Berisha, Argita e kompani, qe zhvaten e shiten vendin. Po kur t’u dalin te palarat cfare do te thote udbashi Baton. Mos na bezdis me se na eshte care aq shume trapi sa na vjen te bejme ndonje cmenduri

  4. altin vlore says:

    Ha ha o i felliqur, ik qerohu se dhe ty te kemi manget. Nuk mjaftojne pleherat e gazetarise ne Shqiperi , na shtohet edhe ky. Po si mund te flasesh mire per sojin Berisha, Argita e kompani, qe zhvaten e shiten vendin. Po kur t’u dalin te palarat cfare do te thote udbashi Baton. Mos na bezdis me se na eshte care aq shume trapi sa na vjen te bejme ndonje cmenduri Po na i nxin faqen Berisheve menderja e Armines pfuuuuuu qelbesire, po ata sterre e kane.
    ky plehera kujton se shqiptaret jane debila

  5. Kajo says:

    Me vjen keq o Baton qe paske njohur kaq shume njerez pa tru e bytheperdredhur saqe me dallaverexhie e korruptuar si Argita te duket e zgjuar dhe stabile. Karakteri i saj njeh vetem nje cilesi, babezine dhe perçmimin e vendit te vet, me keq se nje Imelda Markos. Sesa e zgjuar eshte e tregon pastaj vajza fyçke qe ka edukuar shume me keq se Armina Mevlani. Po ty si ma mundesi nuk te vrasin syte gomarlleqet e mbeses se Berishes por ato te shoqes se djalit, te cilen fundja nuk e ka ne familje. Apo ngaqe Berisha Junior nuk ka gje ne dore dhe ti i lepihesh Argites meqe ajo ende ka nje pushtet te piset qe e ushtron fale poshtersive dhe ligesive te te atit.

  6. DALLTON says:

    Zoti Baftjar te paska ngelur ora ne nji vend dhe nuk te leviz ,per cfare karakteri flet zotrote per Argiten, per ate qe I kerkoi bizesmenit Libanes, 3.000.000 Euro per nji firme I cili do te ndertonte nji spital ,apo per mulla Saliun I cili furnizoi Serbine ne Kohen e luftes me Kosoven me nafte,kur ishte embargo ,apo per percarjen qe I beri mulla Saliu popullit Shqiptar,apo per sheikun e ri Zeni-pederon,ju gazetareve po ju dhe nji dore pare ,shisni bythen tuaj,prandaj tjeter here kethjellou.

  7. mirel says:

    Jena shqetesu shume Baton per Argiten. Qe kur shkurtoi hunden e shpresuam nji te ardhme me te mire nisur nga kendi i hundes, qe nuk priste per aq thelle sa e te jatit

  8. hysni hyseni says:

    NE MEDIAT SHQIPTARE …. SI NUK MBARUAN SERVILAT

    SA VJEN NJERI NE PUSHTET O BURRA ME SHA TJETRIN QE KA “RENE”

    SI MUND TE FLITET VETEM PER DISA “PAKUJDESI” TE BERISHES KUR TE GJITHE E DINE SE ARKITEKTI I SE KEQES ESHTE VEC AI

    E KJO NGA GAZETARE S E R V I L A APO HIJENA TE PRESE QE SAPO KANE RENE

  9. ladi says:

    Cfar historie Leshi ka bere Berisha mor spihun serbi?Vetem te zeza i ka sjelle shqiperise ky katil,shpirt zi,maskara,e cmund te thuash.Vetem uje ne aren e Serbeve ka cuar korita e shpirtkatilit qe edhe emrin e kam ndot tja permend.

  10. Flamur says:

    O Buton Halesh po qenke gomar more. Si mundet nje gazetaruc byth q..e si puna jote, te na tregoj per të mirat qe gjoja sali serbi i ka berë Shqiprise.

  11. eli-tiv says:

    …keq per Argiten jem ???/ mbaruan djemte e vajzat ne shqiperi ???…..vetem te kujtosh qe perdor ushqim per te gjuajtur ballen ndofta e tetjre per te kuptuar qe eshte primitive e pjelle primitivesh…mos shko me larg…Tjeter …mos duhet te shkoje pakez ne burg…?..kete shikoni

  12. alphade says:

    Jo more zoti Baton,JO !!! Historine e Berishes e ka vrare vete Berisha !
    As Shkerdheni dhe as Armina nuk e vrasin dot historine kriminale,
    gjakatare te bandes se Berishes dhe a e di PSE ? Sepse Berishen ne
    radhe te pare e mbi te gjitha e solli ne pushtetet klani i Milloshevicit
    dhe UDB-shet : Biberaj e Co. per te evituar te gjithe emrat qe gatuan
    ne kulisat e Beogradit te gjithe tragjedine e madhe shqiptare.
    Z. Baton Haxhia duke qene se nuk qenkerke aq shume ne historine
    shqiptare te ketyre 27 vjeteve dua te them se Saliu yt apo i juaji e ka
    shkaterruar Shqiperine por mbi te gjitha Ai shkaterroi karakterin e kom-
    bit shqiptar,ndergjegjen kombetare , percarjen e thelle te shqiptareve
    ” divide et impera”, duke i bere nje sherbim kolosal armiqve te brende-
    shem dhe te jashtem te Shqiperise.
    Z. Baton Haxhia , Sali Berisha eshte krimineli me i madh i shqiptareve
    hajni me paskrupull, vrasesi i pabese ,njeriu qe ka mbjelle zi ne token
    e arberit . Ai ka veshur me te zeza gjysmen e nenave shqiptare. Eshte
    Ai dhe vetem Ai qe shqiptaret moren rrugen e mundimeshme te mergimit.
    Sigurisht keto 25 vjetet e fundit , pa permendur ketu 2 korrikun e komunizmit,
    flas per epoken e “demokracise” se Sali Vicidolit. Kjo eshte e gjitha dhe ketu
    nuk hyjne fare as Shkerdheni,as Argita dhe as Armina por vetem nje njeri
    dhe ky quhet Sali Berisha ,lindur ne Vicidol te Tropojes, ardhur ne Tirane me
    opinga dhe nje valice kompesate per te zezen e kombit shqiptar ….,!!!!!!!!

  13. Ina says:

    Te hash e te vjellesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje