Fatos Nano thyen heshtjen, jep intervistën e parë pas shumë vitesh: Për mosmirnjohësit, politikën dhe ish-gruan

7 Shtator 2017, 15:23Politika TEMA
Fatos Nano thyen heshtjen, jep intervistën e parë pas shumë

Fatos Nano një nga figurat kryesore politike të viteve të demokracisë është rikthyer mesditën e sotme në ekranin e televizionit.

Nano në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ka kujtuar vitet në politike dhe në ekranet televizive.

I pyetur nga Fevziu, ai tha se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001.

Fevziu: Atehere, si e more vendimin per te ardhur ne studio dhe per te folur per divorcin dhe cfare mund te thuash tani?

Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkeshorten Rexhina dhe që për fat të mirë I kemi dhene nje zgjidhje qe na mundeson te marrim fryme lirisht. Kemi dy familje…por qe komunikojme.

Fevziu: Je penduar që je marrë me politike?

Ca mund të bëja tjetër…

Mund te them se nuk e kam bërë keq punën, por me shumë dashuri. Ka patur pasion më të madh politika asokohe.

Duke folur për “herët e para” të karrierës së tij politike, Nano tregoi anekdotën e fshatarëve partizane që dilnin në mal për të luftuar.

“Është e vështirë të jesh i pari. Kur fshatarët partizane dilnin në mal, nënat atëherë i porosisnin: Bir në krye mos dil se do hash ndonjë plumb, por as i fundit mos rri, se të kapin rob”, tregoi duke qeshur Fatos Nano.

“Është e vështirë të jesh i pari sidomos në Shqipëri sepse politikanët shqiptarë dolën nga një periudhë e gjatë komunizmi dhe mesa duket në mendjet dominante të klasës politike vazhdonin të ishin të pranishme konceptet e luftës së ftohtë, bardh e zi.

Cilido që është përballë që kërkon pushtetin për të cilin po luftoj vet, është armik. Nga kjo pikëpamje pjesa më e madhe kanë qenë shumë kondicionalë. Unë nuk isha përgjithësisht kondicional dhe mesa duket mënyra e vecantë në të cilën i kam shkruar gjërat, nuk është gëlltitur nga mjedisi i madh i politikës post-komuniste”.

Ai foli pak për klimën konfliktuale në kohën kur ishte aktiv në politikë dhe më shumë për ndjesinë e të qenit i harruar nga njerëzit. “I pari ngelet vetëm”, u shpreh ish kryeministri, duke shtuar se “njerëzit mirënjohës janë specie e rrallë”.

18 komente në “Fatos Nano thyen heshtjen, jep intervistën e parë pas shumë vitesh: Për mosmirnjohësit, politikën dhe ish-gruan”

  1. neutrino says:

    Mesazhi më filozofik i gjithë kohërave. ” Ça mund të bëja tjetër”…. Kur nuk ke çfarë të bësh tjetër, bëhu politikan. Dhe nuk të del keq.

  2. Shpetim says:

    Njeri i zgjuar dhe politikan klasi, por qe ndoqi rrugen e gabuar si pijanec, bixhosci, kurvar dhe tejet i korruptuar. Dhe sot e kesaj dite me koncensionin e bere per areoportin “Nene Tereza”, si rezultat i aferave korruptive e paguajne udhetaret shqiptare te cilat i blejne biletat e avionit me cmime te kripura. Duhet urgjent qe vetingu krahas drejtesise duhet te veproje dhe ndaj kesaj klase politike tejet e koruptuar. Bashke me vetingun te zbatohet ndaj tyre ligji antimafia duke filluar qe nga viti 1992.

  3. Dan says:

    Nje nga “politikanet” me te djallezuar dhe sarahosh qe kishte shume mundesi per te bere shtet por beri nje shtet mafjoz qe na beri qesharake dhe vasale ndaj te tjereve.
    Frikacak dhe I varur nga agjenturat e huaja…… I pangopur per te bere para dhe per sofizma……. bajat……
    Thote qe ka punuar me sume dashuri…..hahahahahaaaa mos na bej te qeshim o Tos se na shpeton ndonje pike shurre…..
    Pas 97’tes kishe mundesine ta coje Shqiperine shume perpara por jua dhe gjithe asetet dhe fuqine shokeve te Gaz Demit dhe e bene kashte e koqe dhe u pasuruan per veten e tyre…… Nese duhej bere ndonje ‘catharsis” to duhet te ishe pjekur ne hell….

  4. Tirana says:

    Ke qene nje btakci e as gje me shume. Nu harroj pritjen qe te kemi bere ne Skrapar ne ate vit te mbrapsht 1997-1998 . Te kemi shoqeruar me mitraloza e kallashnikov. Te kemi pritur si bire te vetem ne ate piskun e vapes. Te kemi mbajtur ne krah. E c’bere ? Shave ate parti qe te rriti. E qujte kenete. eshave sa kusur nuk le. Ndaj edhe ne te bem lanet e ke marr mallkimin e popullit shqiptar,po te pakten lere rehat tani. Vodhe sa vodhe, tani rri menjan e mos llap. Te thot mire nje komentues. U bere drogaxhi,pianec e kumarxhi…… Se ku i gjen parate ate edi ti ,por edhe populli flet…… Je i lutur ta mbyllesh gojen.

  5. Boris Godunov says:

    Fatos Nano dhe Sali Berisha
    Dy gjarperinj lidhe me nje rrfane
    Njeri zbriti nga mali me pisha,
    Tjetri nderroi gruan e mire me nj…

  6. Shqiptar says:

    Bure Ordiner, asgje me shume.

  7. A says:

    ALPINI.
    Per deri sa drejtoj shtetin Fatos Nani filloj me marre forme shteti.Cdo gje eci aq mire.dhe nga miresi u bene shume xheloz drejtuesit e PDsa arriten te krijonin shtatorin e 1998 2002.2006 etj se perndryshe qeveria e Fatos Nanos do te ishte e gjate. Dhe odiseja vaxhdon eshte kjo parti qe vjedhe vrere kunder vendit vet dhe mundohet te pengoje futjen e Shqiperise ne BE

  8. Patrioti says:

    Nje komentus me lart thote se te priten si bir te vetem ne skrapar,e besoj, se ashtu te pritem edhe ne athine n.q.s te kujtohet.Si perfundim dole me koti nga te tere,per popullin dhe per shqiperine.TI dhe Saliu DUHET TE VARENI NE SHESHI SKENDERBEJ per demin qe i keni berre shqiperise dhe shqiptareve.

    1. Gjitoni i Nolit says:

      More ti Patrioti mos ke nder mend qe te nderosh emrin e sheshit Skenderbej me emrin e dy te felliqurve?

  9. tony says:

    Fatos Nano eshte nje nga ato te rinje qe kane kerkuar ndryshime ne vitet 1988-89.
    Sistemi u ndryshua nga lart dhe jo nga populli.

  10. shvejk says:

    Sa pseudonime ke o Mero?

  11. fevzo allati says:

    Me koncesione si nano dhe berisha e meta po merret dhe ramiu.
    Ramiu eshte dhe me makut

  12. benca says:

    esht e kot te meresh me kete njeri qe nuk qeveris dot veten e tij ,
    i kishim dhurat nga ramizi. kte dhe ate tjetrin

  13. "BOHOTINA" says:

    Eshte e fundit kjo tufe me vjersha, qe desh e grisa,
    nuk me ben zemra, te kendoj vuajtjet qe heq atdheu.
    S’ mund te kem miresi per ate dyshen Nano- Berisha,
    zot per ta pse s; me dhe ate forcen qe kish Anteu!?…

  14. Plaku says:

    Nje aventurier batakci por edhe modern ne krahasim me homologet pasardhes qe i ka percaktuar shume sakte nje shqiptar me banim ne USA :jane te dy gangstere(e kuptoni vete kush eshte tjetri).

  15. Mentari says:

    ish nje kryeinister delenxhi dhe I papergjegjshem per fatin (jeten) e shqiptarve.Kriminel qe vrau nje udhetar ne durres dhe ja mbathi pa lene gjurme qe sot duhet te gjykohet per ate vrasje gjoja aksidentale.Bixhosci I shfrenuar me parate shtetit shqiptar (duke shitur Hotel Tiranen per 5 grosh vetem e vetem qe ky hajdut te lunate bixhoz ne Bahrein dhe nje dembel dhe parazit shum I madh qe e demtoj shum shqiperine trazicionit kur ajo e kishte marre serjozisht ate ndryshimet demokratike por njeriu I keq e frenoj dhe e denigroj ne rrugen e gabuar qe sot shqiperi PO VUAN AQ SHUM.

  16. lulashi says:

    Nje figure e degraduar dhe degjeneruar. Duke u shfaqur tani kujton se te gjithe do te lexojne brockullat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje