Pas Kryemadhit, edhe Basha paralajmëron beteja nga Facebook: Do ta ndalim këtë të keqe që ka pllakosur ekonominë

7 Shtator 2017, 12:58Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar oponencë të fortë ndaj qeverisë.

Kryedemokrati ka renditur disa problematika që sipas tij janë e keqja që ka pllakosur vendin.

Ndër to, Basha përmend problemin me drogën ku thotë se Rama e mohoi tre vite ekzistencën e saj.

Më herët kryeministri Rama, gjatë një bisede me gazetarët siguroi se problemi i kanabisit do të mbyllet brenda vitit.

“Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka patur në asnjë drejtim. Por kryeministri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur.

Tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot më, ndaj ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj.

Por nga ana tjetër promovon Gramoz Rucin të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafën e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Është një lojë e rrezikshme: inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqe që ka pllakosur vendin, demokracinë dhe ekonominë tonë.,” shkruan Basha.

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

4 komente në “Pas Kryemadhit, edhe Basha paralajmëron beteja nga Facebook: Do ta ndalim këtë të keqe që ka pllakosur ekonominë”

  1. SPIUNI BASHA says:

    SPIUNI I UDB-se Lulic Bashovici “Inxhinjeri”…na Flet per “Protesta”….???O KURVE O SPIUN I NDYRE,QE NUK GJEN RASTE PA LENE; DHE VJELLE VRERE KUNDER SHQIPERISE DHE SHQIPETAREVE….Nuk ke lene Politikane ne Europe pa i Treguar per “Kolumbine Shqipetare”::::TI “ENGJELLI” QE DO TE NA SJELLE “BEGATINE” DHE SHPETOJ NGA “KTHETERAT” E KOLUMBISE….
    LULEZIM BASHA ;TI JE AI QE E LE SHQIPERINE JASHTE EUROPES, PER LLOGARI TE SERBISE, dhe per te Mbrojtur PARATE E TUA PA-DJERSE..Kriminel..

  2. Toni Kola says:

    Luli vazhdon dhe vazhdon me super genjeshtrat e tij! Vetem ti te shpifi dhe te hedhi balt . Per te ardhur keq se nuk e beson me njerI

  3. Ardit Janku says:

    Luli ka kujt i ngjan tashme! Plakushi e ka mesuar sic duhet. Genjeshtra dhe shpifja jan bemat e tij me te medha

  4. Julia Joku says:

    Prap ky me këtë temë, ngado të shkoj përsëri te kjo do përfundoj. Sikur nuk e dinë mirë shqiotarët sa interesohet ky për ekonomin dje sigurin në vend, po harron ai se ka pas qenë njëher e një kohë vetë në qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje