Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët, ka folur edhe për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, që për PD është një provokim ndaj ish-të përndjekurve politikë.
“Të përndjekurit s’jane disa spiune birucash qe marrin përsipër të flasin publikisht në emër të ish-të përndjekurit politik.
Është një shtresë që ka disa figura të respektueshëm e s’kanë lidhje me zërat që financohen.
Kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Gramozit dhe s’është ndjerë me Saliun 27 vjet, për mua është thjesht një hipokrit që s’meriton asnjë respect.
Kaq e thjeshtë është kjo histori dhe vazhdimi i kësaj marrëzie edhe në nivelin e opozitës me komunizma dhe antikomunizma, kur jemi në 2017, eshte jo vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizionin për të ardhmen me programin për të qenë një alternativë me sfida për t’u përballue me konkurrentin, që jemi ne, përndryshe kjo është një budallëk i madh”, tha Rama.
Cpune ke me Saliun, je ne gare per rekord?
kjo zgjedhje eshte ne dem te demokracise dhe shpulle per socialistet e ndershem
Respect ?! Cfare do te thote kjo fjale Respect ?
Sigurisht..,e sakte si pergjigje,por nuk mund te ecet ne rruge te dështuara.
Gramoz Ruci eshte deputet, kjo dmth se ka te drejten per tu zgjedhur ne cdo instance te parlamentit, ne fuksion te aftesive te tij. Cdo diskutim tjeter eshte me se i kote. Opozita po ti kete numrat le te zgjedhe ajo kryetarin e parlamentit. Prsandaj egziston votimi, per te ndare deshirat e dikujt nga eshira e shumices.