E vërteta e përfshirjes së Majlinda Bregut në qeverinë “Rama 2” dhe “miqësisë” me Ramën

7 Shtator 2017, 10:16Politika TEMA

Pak ditë para krijimit të qeverisë “Rama 2”, në disa media pranë PD-së, qarkulloi një lajm, se në qeverinë e socialistëve do të përfshihej edhe Majlinda Bregu.

Gjë që nuk ishte e vërtetë dhe që u mohua kategorikisht nga ana e Bregut.

Sot për këtë spekulim ka folur edhe kryeministri Edi Rama.

Nuk ka pas asnjë plan imagjinar që të kemi Majlinda Bregut në qeveri.

Për sa i përket negociatorit pastaj ne do ta trajtojmë se kush e bën këtë punë më mirë, por dhe në këtë rast duhet konsensusin e opozitës”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se nuk ka një trajtim të diferencuar të Bregut nga ana e tij, në raport me demokratët e tjerë.

Unë nuk shoh asnjë trajtim të diferencuar. Është një histori mediatike kjo.

Komisioni i Integrimit ka qenë i opozitës, do të jetë i opozitës.

Opozita do të ketë të drejtën të zgjedhë kryetarin e Komisionit të Integrimit.

Bregu nuk ishte e zgjedhura jonë, por ishte e opozitës. E caktuan ata përfaqësuese në Komision.

Nuk kemi ne “të përkëdhelur”.

Unë flas edhe për Patozin dhe situatën e tij në PD, edhe pse nuk kam asnjë pikëputhje me të.

Ne shpresojmë që edhe kreun e ri të Komisionit të Integrimit ta zgjedhim me konsensus, pasi ky është komision i të gjithëve, jo i një partie”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama komentoi edhe një shkrim të Astrit Patozit, që thoshte se mbledhja e djeshme e ministrave në Velipojë, mund të jetë dhe e fundit e tyre.

S’më bëjnë përshtypje kritikat e tyre, as të Bregut e as të Patozit ndaj qeverisë.

Po t’i shikoni janë të ngjashëm si dy pika uji në kritikat e tyre.

Ata janë në garë me njëri-tjetrin se kush e shan më bukur qeverinë, nuk merren me argument.

Pse, ku do shkojnë ministrat, që nuk do mblidhen më?”, pyeti me ironi Rama.

3 komente në “E vërteta e përfshirjes së Majlinda Bregut në qeverinë “Rama 2” dhe “miqësisë” me Ramën”

  1. Amerika says:

    E ka fjalen per ne Velipoje nuk do mblidhen me se i ka dale pronari!

  2. sadna babul ka bidai says:

    do dalin ne pension se jane lodh shume respekte

  3. Bushi says:

    Patozi aludon per qeverine e re te Rames,se eshte lloz nga fiqiri. Ky koke presh nuk di se çfare flete.Nga goditja qe i dha Basha,ai eshte çakorduar fare dhe flete perçarte.Ku e gjene ate te drejte Patozi, te thote se kjo mbledhje e qeverise ne Velipoje eshe te fundit? Mos vall e ka ky ne dore qeverine? Edi Ramen e votoi ne menyre masive populli, aq sa nuk ka ndodhur ndonjehere,mori 74 mandate.Kurse Patozi flet si i dehur me raki kumbulle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje