Prej vitesh ka qenë makthi i qytetarëve që kanë kaluar përmes Pogradecit për të vijuar rrugën drejt destinacioneve të ndryshme, por sot unaza e këtij qyteti po transformohet ditë pas dite. Edhe pse rikonstruksioni i këtij segmenti me gjatësi 3.5km ka filluar në muajin qershor, punimet kanë vijuar me ritme të larta, duke avancuar deri në përfundimin e punimeve në hyrje të qytetit.
Problematike ndër vite dhe në gjendje krejtësisht të amortizuar, unaza e Pogradecit do të kthehet në një rruge moderne, me gjerësi asfalti 6.5 metër, trotuare me gjerësi 2 metër, pasuar nga sistemi i ndriçimit dhe gjelbërimi i aksit në të gjithë gjatësinë e tij.
Sipas inxhinierit të firmës zbatuese të projektit nuk ka patur përplasje me banorët, pasi disa prej tyre që i kap projekti i unazës do të shpronësohen sipas ligjit.
Projekti që po zbatohet nga kompania “A.N.K. sh.p.k”, përveç unazës, përfshin edhe rehabilitimin e segmentit nga Zërvaska deri në Qafë Plloçë, ku do të bashkohet me rrugën Qukës-Qafë Plloçë.
Ky aks do të kaloje në një gjurme të re, mbi fshatin Zërvaskë, duke shkurtuar distancën dhe duke eliminuar kthesat e rrezikshme të Qafë Plloçës. Rruga do të jetë me 3 korsi dhe do të ndërtohen 2 nënkalime për të lehtësuar lëvizjen e banorëve të zonës.
Nga ana tjetër edhe banorët përgëzojnë punimet me ritme të shpejta, si dhe pohojnë se tashmë mori fund tortura e pluhurit dhe rrugës së shkatërruar.
Dhjetëra banorë të Pogradecit janë punësuar në sektorë të ndryshëm të kantierit, ndërsa rehabilitimi i rrugës pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë për turizmin dhe bizneset që pozicionohen përgjatë segmentit.
Investimi prej 8 milionë euro i Fondit Shqiptar të Zhvillimit parashikon jo vetëm ndërtimin e një infrastrukture sipas standardeve bashkëkohore, por edhe rikualifikim të plotë urban të zonës ku do të kalojë gjurma e rrugës, me gjatësi totale prej 8 kilometrash.(Balkanweb)
As nga fotot nuk duket qe eshte gati dhe as ne realitet nuk eshte gati. Propagande
Rruge ku mezi kalojne 2 makina! Ju dhjefsha “zhvillimin” ?
Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla?
Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet?
Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.