Kur kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga vrasja e turistes ruse Ksenya Ryok në brigjet e Ksamilit nga një mjet lundrues, ekspertiza nuk saktëson vërteton profilin gjenetik të viktimës me fijen e flokut që u gjet në helikat e skafit.
Të treja provat e kryera nga policia shkencore, nuk kanë ndihmuar hetime te Prokurorisë.
“Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej dy fijeve të flokut (provë materiale) opbjekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profl gjenetik dhe për rrjdhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajho mund të ekzaminohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH”, thuhet në përgjigjen e laboratorit të Policisë Shkencore.
Për këtë shkak, Prokuroria ka përgatitur një letërporosi për t’i kryer analizat në një laborator jashtë vendit.
Deri në sigurimin e një përgjigje përfundimtare për analizën e ADN-së, Prokuroria kërkoi një ditë më parë edhe 30 ditë kohë për Ermal Fatajn, i dyshuar se aksidentoi për vdekje në plazhin e Ksamilit turisten ruse, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.
Rezultatet e ekspertizës:
1. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatirut nga njëra prej dy fijeve të flokut (provë materiale) opbjekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profl gjenetik dhe për rrjdhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajho mund të ekzaminohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.
2. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej tre fijeve të flokut (provë materiale 2) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit luindrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.
3. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej tre fijeve të flokut (provë materiale 3) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit luindrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH. (report tv)