Gamoz Ruçi, u zgjodh me 80 vota pro, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se për mazhorancës, e cila është parti e vetme në pushtet sapo kanë filluar përgjegjësitë, ndërsa nga ana tjetër u ka bërë thirrje dy opozitave që ti bashkohen Kuvendit për të gjitha ligjet dhe reformat që do të ndërmerren.
“Dëshiroj të shpall që në fillim se gjatë zbatimit të kësaj detyre do të jem garant Kushtetutës së Kuvendit të Shqipërisë. Për qytetarët Kushtetuta është themeli i të drejtave. Kuvendi është i vetmi institucion pluralist. Në kushtet kur qeverisja po ushtrohet vetëm nga një parti, ishte vullneti i popullit qe ia delegoi qeverisjen vetëm një partie.
Kjo parti do ti kthejë qytetareve duke bërë ligje dhe reforma që do t’u vijnë në ndihmë. Fitorja nuk është gjithçka por vetëm fillimi i përgjegjësive.
Nga ana tjetër u bëjë thirrje opozitareve që t’i bashkohen këtij tempulli. Opozita nuk i shërben shumicës dhe qeverisë, por qytetarëve. Ata presin nga të dyja opozitat që të kontrollojë qeverinë”, tha Ruçi.
I Vetmi Burre ne Politiken Shqiptare.Te vafte mbare per te miren e Shqiperise dhe te Keqen e Like Floririt dhe Sali Kriminelit