Kosovë, deputeti i Nismës i prish planet Haradinajt

9 Shtator 2017, 18:34Rajoni TEMA

Deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha, pak minuta para nisjes së seancës ku do të votohet qeveria Haradinaj, ka bërë të njohur vendimin për të mos mbështetur me votë kabinetin.

“Me gjithë respektin tim personal për Ramushin, mendoj se respekti për Kosovën dhe institucionet tejkalon atë ndaj individit, prandaj dëshiroj t´u bëj me dije arsyet e mia se pse nuk do ti jap besimin kësaj Qeverie.

“Kumbari” i këtij koalicioni është kryehajduti i Kosovës Hashim Thaqi, personi përgjegjës për dështimin e shtetit, të bërë me shumë sakrificë e gjak.

Qasja jokorrekte, joparimore dhe ofenduse e familjes Pacolli dhe Listës Serbska lidhur me Qeverinë e re Haradinaj.

Emra jo të denjë me të kaluar të dyshimtë korruptive si dhe protagonistë të aferës “PRONTO”.

Ka edhe 101 arsye pse nuk duhet të keqpërdor besimin tuaj dhe të votoj këtë kombinim qeverisës, ndërsa nuk gjej asnjë arsye të vetme pse duhet të veproj ndryshe”, shkruan Zafir Berisha

2 komente në “Kosovë, deputeti i Nismës i prish planet Haradinajt”

  1. Kombi says:

    BRAVOOOOOO ! HARAJDINA KA SHKUAR PER LESH , MBAS MIRATIMIT TE KOALICIONIT . POSHTE MARRVESHJA E HAJVALISE . KOSOVA MBI TE GJITHA !!!!

  2. €piriiiiii says:

    Zafir na dole Qafir. Voto Qeverinë se lat nam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje