Ylli i ri francez, Kylian Mbappe, ka debutuar me gol tek Paris Saint-Germain në fitoren e thellë ndaj Metzit, në kuadër të javës së pestë të Ligue 1.
Ish lojtari i Monacos është shumë i lumtur për këtë debutim fantasitk.
“Ishte një gol i bukur. Gjithmonë kam thënë që dëshiroj të luajë me lojtarë të mëdhenj, unë jam duke u zhvilluar me më të mirët në kampionat dhe ndoshta në Evropë.
Gjithçka që dëshiroja ishte që të luaja ndaj Metzit, dhe trajneri e bëri këtë. Më pëlqeu, jam i lumtur, jam i lumtur me atë që bëra”, ishin fjalët e para të Mbappe.
Ai vendosi që karrierën ta vazhdoj në Paris edhe pse kishte oferta nga Real Madrid, Manchester United dhe Arsenal.