Skuadra e Partizani i ka dhënë fund sot përgatitjeve në kuadër të takimit hapës të sezonit ndaj Laçit.
Trajneri Iuliano ka zhvilluar seancën e fundit sot në orën 11:00, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.
Një seancë e cila i ka shërbyer teknikut për të testuar për të fundit herë gjendjen e lojtarëve në prag të përballes ndaj Kurbinasve.
Në përfundim të përgatitjeve të sotme ekipi është akomoduar në rezidencën “Vila park” ku do të qëndroj i grumbulluar deri në momentin që do ti drejtohet stadiumit “Selman Stërmasi”. T
akimi Partizani – Laçi do të luhet ditën e diel ora 19:00.