Në përfundim të votimit për Gramoz Ruçin, kryeministri Edi Rama nuk e shfaqi hapur kënaqësinë për 2 votat që fitoi nga Partia Demokratike.
Rama nuk pranoi ta komëntojë këtë duke thënë se disa vota më shumë nuk janë të rëndësishme, por u shpreh se e mirëkuptonte qëndrimin e LSI-së, që sipas tij zgjodhi bojkotin për të ndalur rrjedhjen e votave.
Kryeministri tha se nuk ndjehej as optimist, as pesimist për vazhdimin e marrëveshjes së 17 majit me Lulzim Bashën.
Ai i ka bërë thirrje opozitës që të jetë bashkëpunuese, por nga ana tjetër ka falënderuar dhe Metën për dekretimin.
“T’u kursejmë banalitetin shqiptarëve në Kuvend. Kuvendit ti kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur.
I kërkojmë opozitës që të merret vesh me ne. Të na kritikojë, të na godasë, por të japë dhe alternativën e saj.
Të hënë paraqesim kabinetin dhe programin.
Falenderoj presidentin e Republikës që ka reaguar duke bërë të lehtë nga ana procedurale rrugën drejt së hënës.
Do të mundohemi të reagojmë ndaj çka do të jetë racionale dhe në përputhje me programin tonë dhe shpresojmë që opozita të jetë në këtë sallë një sfidë e vërtetë për ne dhe jo boshkllëk programi”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët për qendrimin ndaj PD-se, Rama eshte shprehur se:
“Dua të kuptoj nëse marrëveshja është gjallë apo ka vdekur, por dua të them që sot qëndrimi i PD-së ka qenë super korrekt”, vijoi Rama.