Votat për Ruçin/ Pas "ultimatumit" të Berishës, reflekton Salianji: Është lojë e pisët e Ramës

10 Shtator 2017, 17:29Politika TEMA

Sekretari për aksionin qytetar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 ka folur në lidhje me zgjedhjen e Gramoz Ruçit, kryetar parlamenti, dhe debatet që shkaktoi brenda PD-së rrjedhja e votave.

Deputeti tha se demokratët ishin në dy linja për rrjedhjen e votave, atë të manipulimit apo blerjes së votës.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar pati shprehje e pakënaqësisë për votimin e djeshëm. Ka pasur dy mbledhje, në të cilën u diskutua për qëndrimet e PD në seancën e nesërme parlamentare. Shqetësimi i anëatërve të grupit parlamentar të PD është manipulimi apo blerja e votës,” tha Salianji.

Ai mohoi që gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike ditën e sotme të ketë pasur debate, por tha se secili anëtar i grupit parlamentar dha mendimin e tij në lidhje me situatën, raporton BalkanWeb.

Diskutimet nuk janë të vërteta, por secili nga deputetët ka pasur mendimin personal. Sot ka pasur një qëndrim të të gjithë grupit parlamentar të PD. Sot u mbajtën qëndrimet e plota. PD dënon me ashpërsi atë që ndodhi dje. Erdhi prej manipulimit apo blerjes së votës kjo mbetet për t’u parë. Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin parlamentar të PD. Nëse dikush ka tradhtuar shpirtin e vet, PD do e shohë me prioritet absolut duke marrë masa. Unë mbajta qëndrimin tim direkt dje për manipulim, por qëndrimi i PD sot është më i detajuar duke shtuar dhe mundësinë se mund të jetë blerë vota,” u shpreh ai.

Salianji shtoi se kjo ishte një lojë e pisët e kryeministrit Edi Rama, që kërkon të shmangë vëmendjen nga zgjedhja e Ruçit kryetar Kuvendi.

“Është një lojë nga ana e mazhorancës, lojë e pisët e Ramës që kërkon të shmangë vëemndjen nga zgjedhja e Ruçit kryetar parlamenti. Është shmangur nga vëmendja dhe mungesa e zyrtarëve të huaj,” tha Salianji.

2 komente në “Votat për Ruçin/ Pas “ultimatumit” të Berishës, reflekton Salianji: Është lojë e pisët e Ramës”

  1. ina says:

    Ti qeke idjot komplet mor kaush…

  2. Fieri says:

    O deput ! Ka nje shprehje populli : Ruhuni nga te rinjte ,kur martohen e kur marrin pozite ” POr ty ta kemi pire lengun e nuk na tremb dote ,sepse edhe aq te peshon kandari. Rama e ka flliqur me kete punen e piste qe u mori 3 vota,por duhet te merrte 6 qe Saliu te lante borxhin e marr ,kur u zgjodh Bamiri president. I kini dhe 3 vota borxh Partise Socialiste. Mos u qani se Rama ndoqi shembullin e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje